Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rokadat në Ministrinë Bullgare të Punëve të Brendshme

БНР Новини
Kryeministri Bojko Borisov e zgjidhi krizën në kabinet në kuadrin e disa orëve. Një ditë pas dorëheqjes ai mbërriti papritmas në Parlament, “që të shpjegojë disa gjëra të rëndësishme” (djathtas – ish Ministri i Brendshëm Veselin Vuçkov dhe ish Kryesekretari i MPB-së Svetllozar Lazarov)
Foto: BGNES

Dorëheqja e parë në kabinetin “Borisov 2” tashmë është fakt. Ministri i Punëve të Brendshme Veselin Vuçkov dha dorëheqje ditën e mërkurë gjatë mbledhjes së rregullt të qeverisë. Kryeministri Borisov e pranoi dorëheqjen pa e diskutuar. Çfarë humbi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pas dorëheqjes së ministrit?

“Nuk mendoj se zoti Vuçkov mund të bënte reforma radikale, komentoi Tihomir Bezllov nga Qendra për Studimin e Demokracisë. Ai ofroi strukturën e MPB-së dhe miratoi buxhetin e kësaj ministrie dhe kjo nuk është një vepër heroike. Zoti Vuçkov ishte pothuaj katër vjet zëvendës i ish Ministrit të Punëve të Brendshme Cvetan Cvetanov dhe atëherë nuk ndodhën vepra heroike, vetëm kishte shumë gabime, dhe këto gabime nuk ishin vetëm të Ministrit, por edhe të zëvendësit të tij. Vuçkov kishte plane të arsyeshme, për shembull në fushën e hetimit, por nuk kishte ide revolucionare, në qoftë se kemi parasysh katër muajit e fundit. Ishte një ministër i qetë.”

Kryeministri Bojko Borisov e zgjidhi krizën në kabinet në kuadrin e disa orëve. Një ditë pas dorëheqjes së dhënë, ai mbërriti papritmas në Parlament, “që të shpjegojë disa gjëra të rëndësishme” dhe t’i hedhë poshtë dyshimet se është i varur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë.

Në sallën plenare deputetët nga të gjitha grupet parlamentare dëgjuan për herë të parë synimin e Kryeministrit për ta ofruar Rumjana Bëçvarovën Ministre të Punëve të Brendshme. GERB, Blloku i Reformatorëve, ABV-ja dhe ndoshta Qendra Demokratike Bullgare do ta përkrahin kandidaturën. “Kjo është një shenjë shumë e qartë e përgjegjësisë politike nga ana e GERB-it që një zëvendëskryetare dhe një prej liderëve më të mëdhenj ta kryesojë MPB-në, në një situatë krize duhet të veprohet pikërisht në këtë mënyrë. Ka ardhur koha që Bullgaria të ketë Ministre të Punëve të Brendshme”, tha bashkëkryetari i Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev. Vetëm bashkëkryetarët e Frontit Patriotik Krasimir Karakaçanov dhe Valeri Simeonov mbetën me përshtypjen se Kryeministri ka bërë shaka me këtë kandidaturë.

Sipas Atanas Merxhanovit nga Partia Socialiste Bullgare ardhja e Kryeministrit në Parlament dhe nominimi i Bëçvarovës është njohje e mungesës së stabilitetit në udhëheqje:

“Është interesante se si do të ndërrojnë rolet – zonja Bëçvarova dhe zonja Kuneva, sepse të paktën në detyrimet e tyre është shënuar se zonja Kuneva përgjigjet për koordinimin në sektorin “Siguria”.

Javor Notev nga “Ataka” e caktoi nominimin e Bëçvarovës si një emërim politik.

“Vendimi i Kryeministrit për ta nominuar zonjën Bëçvarova për Ministre të Punëve të Brendshme dhe krahas kësaj dorëheqjet e kryesekretarit të MPB-së dhe kryetarit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare hedhin poshtë të gjitha inspirimet për “veprime prapa skenës” midis Borisovit dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë” – tha Ljutvi Mestan (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë).

Sipas Tihomir Bezllovit një prej problemeve më të mëdha në MPB gjatë 25 viteve të fundit është se çdo një qeveri e re dhe ministri përkatës së pari pushojnë nga puna policët në postet e larta. E keqja është se nuk mbetet asnjë drejtor nga udhëheqja e kaluar, kurse shteti ka harxhuar shumë mjete që të marrë përvojën përkatëse. Mungesa e trashëgimisë çon në destabilizimin e sistemit. Ka politizim total të MPB-së dhe ajo nuk mund ta kryejë punën e vet në mënyrë profesionale.

“Gjatë debatit se kush do ta zëvendësojë ministrin në dorëheqje Vuçkov u konstatua shumë herë se Kryeministri do të preferojë një njeri shumë korrekt, vazhdoi Tihomir Bezllov. Për mua ky emër ishte befasi, por jam dakord se ai ka zgjedhur një njeri besnik. Sa u përket aftësive të Bëçvarovës, ajo është një politikan shumë racional. Si udhëheqëse e një agjencie të madhe sociologjike ajo tregoi se disponon aftësi, të cilat do ta ndihmojnë atë në punën e saj si ministre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD