Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për mbrojtjen e nderit të një ministri

Ministri i brendshëm Vesellin Vuçkov
Foto: BGNES

Kush thotë se në Bullgari asgjë nuk ndodhet? Pas festës u zhvillua diçka e papritur për jetën politike bullgare. Një ministër dha dorëheqje sepse nuk mori miratimin e kryeministrit për ndryshimet personale e ofruara prej tij në ministrinë e tij. Në shoqëritë me tradita demokratike kjo sjellje është krejt natyrore – ministrat ndodhen në postin e tyre për të zhvilluar politikë përkatëse dhe në se nuk veprojnë në përputhje me këtë politikë, ata japin dorëheqje. Për fat të keq në Bullgari gjërat nuk kuptohen kështu. Këtu posti i ministrit para së gjithësh është burim i përfitimeve personale. Dhe duke pasur parasysh këtë bullgari kërkon arsyet për dorëheqjen e ministrit në komplote të fshehta dhe në grupe ndikuese. Është kështu sepse në historinë 25 vjeçare të demokracisë sonë ka pasur shumë emërime apo shkarkime jo logjike, të cilat kanë qenë vetëm në favor të ndonjë partie apo të ndonjë grupi përkatës ekonomik.  

Në rastin konkret me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Vuçkov bëhet fjalë për reformën në shërbimet e  Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat gjatë viteve të fundit u ndërlidhën në shumë skandale diskredituese. Skandaloze ishin dhe emërimet e dy figurave kyçe – Svetllozar Llazarov dhe Vlladimir Pisançev. Llazarovi ishte zgjedhur nga shumica e mëparshme parlamentare, kishte edhe përpjekje nga ana e saj që t’ia garantojë postin e Llazarovit për një periudhë 7 vjeçare. Pisançevi e zuri postin e shefit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare pas një skandali të madh. Paraardhësi i tij në këtë post ishte Deljan Peevski – një figurë e dyshimtë, për shkak të të cilit u organizuan protesta të paparë kundër qeverisë, pastaj shteti hyri në një krizë politike 2 vjeçare. Pas emërimit të ministrit Vuçkov ai menjëherë kërkoi dorëheqjet e Llazarovit dhe Vuçkovit, por pozita e kryeministrit ishte se në situatën një situatë aq të  ndërlikuar momenti për ndryshime në këto poste kyçe nuk është i përshtatshëm.

Dorëheqja e ministrit Veselin Vuçkov befasoi të gjithët dhe më shumë kryeministrin Borisov. Në fillim komentet e analizatorëve ishin lidhur kryesisht me prapaskenën politike dhe vetëm një ditë më vonë shfaqën komente për këtë se dorëheqja mund të jetë lidhur vetëm me pozitën e shpallur të një ministri për të ardhmen e ministrisë së tij dhe për reformat në të. Në këtë situatë përgjigja e kryeministrit gjithashtu ishte befasuese – ai propozoi për këtë post zëvendëskryeministren Rumjana Bëçvarova. Ajo është specialiste në fushën e  sociologjisë dhe është një figurë e jashtme për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndoshta kjo mund të jetë letra e saj më e fortë për reformimin e kësaj strukture konservatore. Mirëpo shfaqën edhe komente se me anë të emërimit të një figure të besueshme, në fakt Borisovi i merr gjërat në dorë. Vetë kryeministri ka mjaft përvojë në këtë sferë dhe bile mund të thuhet se është produkt i saj, ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndoshta nën ndikimin e partnerëve politikë Borisovi kërkoi dorëheqjet e sekretarit të përgjithshëm të MPB dhe të shefit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Llazarovi dhe Pisançevi i dhanë dorëheqjet menjëherë.

Debatet në Parlament për këto ndryshime do të zhvillohen javën e ardhshme, kur Veselin Vuçkovi do të lë postin e ministrit. A do të kuptojmë motivet e tij të vërteta – nuk është e qartë.  

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD