Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë pret biznesi nga arsimi?

БНР Новини
Foto: BGNES

Vite me radhë në shoqëri diskutohet tema për krizën në arsimin bullgar, për mospërputhjen e tij me nevojat e tregut të punës dhe për domosdoshmërinë e reformave urgjente. Në të njëjtën kohë anketime të ndryshme ndërkombëtare rregullisht i radhitin nxënësit bullgarë në vendet e fundit të klasifikimeve të tyre. Sipas anketimit të fundit, që u realizua me porosi të Komisionit Evropian, fëmijët bullgarë janë më analfabetë në mbarë Evropën. 44 për qind nuk arritën t’u përgjigjen pyetjeve të matematikës, shkencave natyrore dhe nuk mund të lexojnë. Është e qartë, se e gjithë kjo nuk trondit politikanët bullgarë, të cilët më se dy dekada me radhë e shtyjnë reformën në fushën e arsimit.

Sot procesi mësimor iu nënshtrohet klauzolave të ligjit miratuar në vitin 1991. Me siguri ai nuk iu përgjigjet kërkesave të biznesit të shekullit të XXI-rë. Mezi tani mund të presim ndonjë ndryshim, sepse është fakt projekt ligji i ri për arsimin parashkollor dhe shkollor. Pritet, që ai të miratohet në lexim të dytë në Kuvendin Popullor deri muajin qershor të këtij viti dhe të hyjë në fuqi për vitin shkollor 2016/2017. Për herë të parë në të caktohen aftësitë, që nxënësit duhet të përfitojnë gjatë procesit të mësimdhënies, e pikërisht sipërmarrësi, kompetenca digjitale, aftësi për punë në ekip dhe për iniciativë, mendim krijues. Parashikohet, që orientimi profesional të fillojë që në klasën e parë. “Është me rëndësi, që fëmijët që nga mosha më e njomë të jenë të informuar për profesionet e ndryshme. Kështu në një etapë më të vonshme do të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhjen e vet më të mirë për realizim profesional”, komenton Milena Damjanova, nismëtare e projektligjit dhe kryetare e Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor. Që t’u përgjigjet kërkesave të një arsimi të orientuar te tregu i punës në ligj për herë të parë parashikohet ndarja e arsimimit në gjimnaz në dy etape. Shkollat do të hartojnë programet arsimore për etapën e dytë – klasat e 11-të dhe 12-të, në përputhje me kërkesat e shkollave të larta dhe të biznesit. Një novitet, i cili i siguron mundësi biznesit të përfshihet aktivisht në zhvillimin e shkollës, janë këshillat shoqërorë. Të tillë do të krijohen pranë çdo shkolle dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues të bashkisë dhe prindër.

“Këshilli shoqëror do të jetë ai, i cili do të miratojë strategjinë e zhvillimit të shkollës përkatëse – shpjegon zonja Damjanova. – Ai do të caktojë parametrat e buxhetit, do të miratojë programet mësimore, që do të hartohen dhe do të miratohen në nivel të shkollës, thënë me fjalë të tjera, ai do të tregojë lëndët mësimore të detyrueshme dhe të zgjedhura lirisht. Me të do të koordinohen profilet dhe profesionet shkallën e dytë gjimnaziale – klasat 11 dhe 12.”

Parashikohet gjithashtu vlerësim i jashtëm i cilësisë së arsimit. Ai do të ndikojë mbi lëshimin e mjeteve suplementare për shkollat dhe kopshtet për fëmijë.

Sipas zonjës Daniella Simidçieva nga Dhoma Ekonomike Bullgare ligji i ri i arsimit është një hap përpara në drejtimin, në të cilin biznesi pret. Mirëpo, sipas organizatave të punëdhënësve ka rrezik, që dega të tëra të mbeten pa specialistë. Dhe shkak për këtë është, se pjesa dërmuese e kuadrove është në një moshë para pensionimit. Prandaj duhet të krijohet regjistri kualifikues, që të dihet çfarë është kualifikimi i çdo njeriu në vend. “Kjo do të jetë në dobi si të gjimnazeve profesionale, që të planifikojnë pranimin e nxënësve, ashtu edhe të biznesit, që të sigurohen për të kuadrot e domosdoshëm”, mendon zonja Simidçieva. Një problem tjetër është, se tek ne nuk ka një pozicion të mirë të gjimnazeve profesionale kundrejt rajoneve me biznes të zhvilluar.

“Në Bullgaria ka afro 30 shkolla të cilat sigurojnë kuadro në fushën e programimit sistematik, teknologjive kompjuterike dhe programues – thekson Teodora Vërbanova nga Majkrosoft Bullgaria. – Mirëpo, pjesa dërmuese prej tyre janë në rajone, ku një biznes të tillë nuk ekziston. Për shembull shkolla të tilla ka në qytetet Smoljan, Sandanski, Montana, Haskovo, Slliven. Në të njëjtën kohë biznesi i teknologjive kompjuterike është përqendruar kryesisht në Sofje dhe pjesërisht në qytetet Pllovdiv, Varnë dhe Burgas. Kështu që do të jetë tepër e vështirë për ata nxënës, që mësojnë teknologjitë e informacionit, për shembull, të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të përfitojnë nga një stazh, kur do të jenë në klasat e 11-të dhe 12-të.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD