Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë transparente institucionet bullgare?

Foto: arkiv

Ministria e Mbrojtjes është institucioni më transparent tek ne. Në fund të këtij klasifikimi është Bashkia Belica e shtrirë në Bullgarinë Jugperëndimore. Këtë e tregojnë të dhënat e anketimit të “Programit të aksesit të informacionit” zhvilluar në periudhën 23 shkurt – 23 mars të këtij viti. Për këtë qëllim fondacioni studioi dhe vlerësoi faqet internet të 544 strukturave administrative të pushtetit ekzekutiv në nivel qendror, territorial dhe vendor. Të gjitha ato janë të detyruar të sigurojnë informacion. Në vitin 2000 vendi miratoi një ligj për aksesin e informacionit. “Sot në botë ka 102 ligje të tilla. Mirëpo, kur në Bullgari u miratua ky ligj ata ishin disa herë më pak”, shpjegon Aleksandër Kashëmov, ekspert juridik pranë organizatës joqeveritare.

Në ç’shkallë administrata respekton urdhëresat e ligjit?

Del, që të gjitha 544 institucionet e kontrolluara disponojnë sajte të veta. Mirëpo, më pak se sa gjysma prej tyre kanë plotësuar kërkesën të botojnë buxhetet e tyre dhe llogaritë vjetore financiare. Mezi 263 prej tyre u botuan deklaratat e nëpunësve për konflikt të interesave. Ekspertët konstatojnë përmirësimin e aksesit me informacionin e lidhur me prokurimet publike. Ndër shkaqet për këtë tregohen ndryshimet dhe shtojcat e miratuara tetorin e kaluar pranë Ligjit të Prokurimeve Publike. Ndryshimet ligjore i detyrojnë institucionet të botojnë në seksionin “Profili i blerësit” më shumë informacion për organizimin e prokurimeve publike, për mënyrën e zgjedhjes së realizuesit, për kontratën dhe pagesat, që realizohen. Anketimi tregon, se gjatë këtij viti 83 për qind prej të anketuarve u botuan vendimet e tyre për hapjen e procedurave të prokurimeve publike. Mirëpo, më pak se sa 1/3 botuan informacion për pagesat e realizuara në kuadrin e kontratave të arritura. Ja se çfarë tjetër shpjegoi Darina Pavllova nga “Programi akses me informacionin”:

“Me vendosjen e detyrimit që në profilin e blerësit të botohen kontratat me realizuesin e prokurimit publik, pjesa dërmuese e institucioneve filluan të japin informacion për këtë. Kështu nga 2 për qind ato institucione tani përbëjnë 54 për qind prej të gjithave. Këtë e evidentojmë si një hap i madh në rrugën e transparencës. Informacioni i botuar krijon premisa për parandalimin e shpërdorimeve me shpenzimin e mjeteve publike.”

Megjithëqë me 10 për qind gjatë këtij viti u rrit plotësimi i seksionit “Akses me informacionin” nga organizata joqeveritare ngulin këmbë për ndryshime:

“Jemi të mendimit, se duhet të ndërmerren masa speciale për përmirësimin e përmbajtjes së seksionit “Akses me informacionin”. Kjo për arsye, se ky është informacioni i cili sqaron të drejtën e shtetasve për informim dhe si ata mund të realizojnë akses me informacionin që siguron institucioni përkatës – theksoi për Radio Bullgarinë Gergana Zhuleva, drejtoreshë ekzekutive e “Programit për akses me informacionin”. – Kjo do të lehtësojë procesin e ushtrimit të kësaj të drejte kryesore njerëzore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD