Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Meglena Kuneva: Mbrojtja e të drejtave të njeriut e bën Evropën një subjekt politik unik

БНР Новини
Foto: BGNES

“Evropa nuk do të ndërtohet përnjëherë ose sipas një plani të veçantë. Ajo do të ndërtohet në bazë të arritjeve konkrete të cilat në radhë të parë kanë të bëjnë me solidaritetin.” Me këto fjalë më 9 maj 1950 ish-Ministri Francez i Punëve të Jashtme Robert Shuman u është drejtuar mediave ndërkombëtare. Ai ka lexuar deklaratën me të cilën i ka thërritur Francën, Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane që të bashkohen në prodhimin e qymyrgurit dhe çelikut. “Paqja botërore nuk mund të ruhet pa përpjekje të përshtatshme kundër kërcënimeve”. Këto fjalë të Shumanit sot konsiderohen si hapi i parë drejt Bashkimit Evropian. Dita e Evropës u shpallë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve të BE-së në Milano më 1985. Shënimi i kësaj dite nisi me fjalimin e Robert Shumanit më 9 maj 1950. Kjo datë u bë simboli i Evropës së bashkuar krahas flamurit blu me 12 yjet e artë, Odës së Gëzimit të Simfonisë së 9-të të Betovenit dhe valutës së unifikuar – euro.

Raportet mes Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian kanë histori të shkurtër, por dinamike. Bullgaria ka hyrë në kontakt diplomatik me BE-në më 9 gusht 1988. Më 1990 Kuvendi i Madh Popullor i Republikës së Bullgarisë ka shprehur dëshirë për anëtarësim me të drejta të plota në BE. Më 16 dhjetor 1995 në Takimin e Tretë të Këshillit Evropian në Madrid është dorëzuar kërkesa e Bullgarisë për aderim në BE. Më 2002 Bullgaria i kishte hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Tri vjet më vonë Parlamenti Bullgar ratifikoi Marrëveshjen e Aderimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE. Pas ratifikimit më 14 dhjetor 2006 në Bruksel dy vendet u pritën zyrtarisht si pjesë e familjes evropiane dhe më 1 janar 2007 Bullgaria dhe Rumania u bënë anëtare me të drejta të plota të BE-së.

Si duket Evropa 65 vjet pas fjalimit historik të Robert Shumanit? Këtë pyetje ia bëjmë znj. Meglena Kuneva, komisioneres së parë të BE-së nga Bullgaria, sot zëvendëskryeministres për çështjet evropiane.

“Askush nuk ka besuar se Evropa do të bashkohet në shkallë aq të madhe. Mos harrojmë se rrugën e BE-së e nisi një grup i vogël vendesh fqinje. Pra, gjashtë vende të cilat historikisht kanë qenë bashkë. Sot Evropa përfshin 28 vende dhe në të priten të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe po ashtu Turqia. Ky më tepër është një drejtim ekonomik, ashtu si ka qenë në fillim ideja e BE-së. Mirëpo, 10 vitet e fundit vihet theks mbi të drejtat e njeriut, mbrojtjen e interesave shoqërorë dhe lirinë e qytetarëve. E gjithë kjo e bën Evropën një subjekt politik unik pa konkurrencë në botë. Ja pse aq shumë njerëz e përqafojnë atë.”

Znj. Meglena Kuneva po e lidhim me rrugën e Bullgarisë që ka bërë drejt BE-së, duke qenë ajo ministre e çështjeve evropiane. Me kalimin e kohës, a kemi arritur ne, bullgarët të ndryshojmë opinionin e evropianëve për Bullgarinë dhe çfarë tjetër duhet të bëjmë?

“Për mendimin tim përpjekjen kryesore që duhet të bëjmë është anëtarësimi i Bullgarisë në Zonën e Shengenit. Po ashtu duhet t’i bashkohemi Eurozonës. Komisioni Evropian përfundoi se Bullgaria është gati për t’u bërë anëtare e Shengenit. Me rëndësi të madhe është që qeveria, Parlamenti dhe Presidenti Bullgar të bashkohen rreth një deklarate ku të shprehet qartë pozita e Bullgarisë. Duhet të demonstrojmë vullnet për sa i përket aderimit në Shengen, dhe të mos duket se rrimë anash.”

Znj. Meglena Kuneva shpeshherë u përball me situata të komplikuara.

“Çdo gjë vlerësohet me kalimin e kohës. Kam pasur vendime të vështira. Më i rëndësishmi, sipas meje, ishte ky me negociatat dinamike, pra nuk patëm shtyrje. Besoj se po të sillemi edhe sot ashtu, shpejt do t’i realizojmë reformat si në sistemin e drejtësisë dhe në atë arsimor, ashtu dhe në fushën e shëndetësisë, në MPB dhe në administratë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD