Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgatitet Festivali i Figurave prej Rëre në Burgas

Foto: burgas.bg

Fillon përgatitja e Festivalit tradicional të Figurave prej Rëre në qytetin bregdetar Burgas. Për bërjen e figurave do të përdoren 5 mijë tonë rërë. Në aktivitet përveç skulptorëve bullgarë do të marrin pjesë edhe artistë nga Rusia, Ukraina, Polonia, Portugalia, Çekia, Holanda, Sllovakia, Australia dhe Turqia. Tema e edicionit të sivjetshëm është “Safari me fotokamera”. Festivali do të hapet gjatë javës së parë të korrikut dhe do të vazhdojë deri në fund të shtatorit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD

Shteti financon një laborator të ri në Antarktidë

Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të arsimit, Galin Cokov. Deri në fund të vitit 2025, pak më shumë se 5 milionë euro janë ndarë për..

botuar më 24-07-26 12.52.MD

Ka versione të ndryshme për arsyet e shpërthimeve pranë fshatit Elin Pelin

Sipas ekspertit të sigurisë, Milen Ivanov, incidente të tilla lënë gjurmë të mjaftueshme për të bërë një ekspertizë. Në studion e Nova Tv eksperti komentoi se lëndët plasëse në magazinë nuk digjen shpejt. Ai shpjegoi se baruti i zi i tymit që është..

botuar më 24-07-26 11.01.PD