Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Basi bullgar Martin Tzonev: Skena është mësuesja më e mirë

Basi bullgar Martin Tzonev është vlerësuar lartë në skenën bullgare dhe po ashtu ka bërë debutim jashtë shtetit. Pesë sezone me radhë këndon në shfaqjet e Operës së Sofjes.

“Që nga moshë e vogël jam pasionuar pas operës, rrëfen Martin Tzonev. – Në Ruse, vendlindjen time, babai im punonte në operë. Dhe shpeshherë më merrte me vete në provat e artistëve. Fillimisht frekuentoja orët e pianos dhe më pas nisa t’i bija kitarës. U regjistrova në Akademinë Kombëtare të Muzikës në kryeqytetin e Sofjes. Gjatë studimeve pata mundësi t’i ngjita shpeshherë skenës. Pas kësaj i vazhdova studimet në Grac të Austrisë dhe në Amsterdam të Holandës. Aty pata mundësi të përmirësoja teknikën time vokale dhe praninë artistike në skenë. Debutova në operën “Atila” që në moshën 27 vjeçare. Para se të shkoja jashtë vendit, kisha interpretuar gati dhjetë role. Risku që mora përsipër në atë kohë ishte i madh, sepse jo të gjithë arrijmë të bëjmë karrierë solo. Që të jesh individualist, të nevojitet durim.”

Martin Tzonev ka obligime profesionale si në Bullgari, ashtu dhe në Gjermani. Ai është solist në Teatrin e Operës në Bon dhe ndërkohë bën ture në Itali, Francë, Spanjë dhe Holandë. Kur është në Gjermani, bullgari qëndron në Bon, vendlindjen e Betovenit. “Ky qytet i ngritur mbi lumin dhe i përfshirë nga atmosfera aristokrate, i ngjan vendlindjes sime Ruse” – thotë Martin.

Më 2010 basi bullgar ka debutuar në skenën e Operës së Sofjes. Drejtori Pllamen Kartallov e ka ftuar për rolin e Votanit në tetralogjinë “Unaza e Nibelungut” të kompozitorit gjerman Vargner. “Ta japësh këtë operë në skenë është rrezik i madh dhe njëkohësisht përgjegjësi e madhe” – thotë Martin. Gjatë shtatorit këngëtarët e operës do të bëjnë një tur në Gjermani.

“Kjo është një ëndërr e plotësuar e drejtorit Kartallov, i cili donte të japim “Unazën e Nibelungut” në Gjermani, shpjegon Martin Tzonev. – Në këtë operë ne jemi më tepër aktorë, por dhe këndimi nuk është pak. Me rëndësi të madhe është që të interpretohet çdo detali. Në Gjermani do të udhëtojmë dy trupa. Le t’ia urojmë vetes shëndet dhe fat.”

Para turit në Gjermani Martin Tzonev do të interpretojë rolin që është ëndërr për çdo bas – atë të Boris Godunovit. Pas spektaklit nën qiell të hapur para Katedrales së Sofjes “Shën Aleksandër Nevski”, opera do të luhet në Kalanë “Carevec” në qytetin Veliko Tërnovo (më 31 korrik e 1 gusht).

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD