Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku Arkeologjik “Topollnica” – një shikim te bota e neolitit

БНР Новини

Rajoni “Shën Petka” në afërsi të fshatit Çavdar ruan në vet vete gjurmët e kulturave më të lashta të zbuluara e deri më sot nga shkencëtarët. Gërmimet arkeologjike afër lumit Topollnica në rajonin e malit Sredna Gora, vazhduan nga viti 1968 e deri më 1980-tën. Zbulimet dëshmojnë, se në këtë këndë piktoresk ekzistonte jetë që para 7000 vitesh. U gërmuan rrënojat e banesave të kohës së neolitit, qeramika dhe ena të pikturuara të cilat nuk e kanë shokun. Ato sende datohen nga neoliti. Aty sot ndodhet Parku Arkeologjik “Topollnica”, i cili hapi dyert për vizitues në tetor të vitit 2012. Ai u krijua sipas projektit evropian. Në park ka një muze i kushtuar kulturës së neolitit, ku nëpërmjet tabelave, pllakateve, fotografive vizituesit njihen me historinë e rajonit, me tumulën dhe me rrënojat e vendbanimit, që ekzistonte aty para mijëra vitesh. Pranë parkut u rregullua dhe një ekspozitë, në të cilën prezantohet historia e fshatit Çavdar.

СнимкаAty pranë godinës së muzeut ka pesë shtëpi nga epoka e neolitit, ku është i rikrijuar jeta e njerëzve në të kaluarën e lashtë. Banesat janë kopje të banesave autentike dhe u lejojnë turistëve të zhyten në kulturën e moçme. Ata që janë më kureshtar kanë mundësi, në se dëshirojnë, të kalojnë një natë në njërën prej këtyre banesave. Kështu që ata nga afër njihen me jetën e stërgjyshërve nga epoka e neolitit. Ndër atraksionet është edhe punishtja e enëve prej deltine dhe vegla të ndryshme për punë shtëpiake, që datojnë nga epoka gurore. Ajsum Mehmedova, e cila është eksperte në Parkun Arkeologjik “Topollnica” prezanton zbulimet më interesante:

“Këtu mund të shihet diçka nga neoliti. Para zbulimit të metaleve të gjitha veglat e punimit ishin prej guri, prej eshtrave të kafshëve, prej druri dhe prej lëndëve të tjera natyrore. Ka ena të ndryshme, një mulli të vogël dore, rrota poçari e të tjerë.”

“Shën Petka”Pranë Kompleksit Arkeologjik në pikën më të lartë të kodrinës ngre shtat kisha e vogël “Shën Petka”, që u ndërtua në vitin 2008. Që atje hapet një pamje e mrekullueshme te Parku “Topollnica” dhe te fshati Çavdar. Pikërisht aty ditët festive mblidhen banorët e rajonit, që të mbajnë të gjallë traditat e lashta.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD