Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i papërgjegjësisë kolektive në fushën e turizmit

БНР Новини
Foto: BULFOTO

Problemet e grumbulluara në vazhdim të shumë viteve nga ana e qeveritarëve janë shkaqet për sezonin e keq turistik këtë verë. Në fundin e gushtit pesimizmi e ka pushtuar sektorin, flitet për falimentime të hoteleve. Arsyet sipas Dimitër Popovit nga Asociacioni i agjencive turistike, është pakësimi i turistëve nga tregjet kryesore – Gjermania, Rusia, shtetet skandinave. Informacionet në hapësirën publike për kompensime (ndërmjet ridrejtimin e turistëve me rezervacione të shtyra pas aksidentit tragjik në Tunizi) doli se nuk janë të vërteta.

Para 20 vjetëve filloi ndërtimi i tepruar  në bregdetin bullgar, për shkak të të cilit sot kemi shumë hotele dhe çmime të ulëta. Fajtorët kryesorë për këtë janë bashkitë që në vazhdim të shumë viteve inkurajuan investime të tilla dhe mungesa e politikës shtetërore në sektorët e turizmit dhe ndërtimit.

Kështu u grumbulluan dhe probleme të tjera, për shembull – koncesionet e plazheve . Sipas legjislacionit bullgar vija bregdetar është pronë shtetërore dhe vendimet për dhënien e saj me qira merren nga Këshilli i Ministrave apo nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Sipas zotit Popov një nga arsyet kryesore për pakësimin e turistëve bullgarë dhe të huaj, janë pikërisht plazhet e mbushura me njerëz dhe çmimet e tyre të larta.

Vendpushimi Slënçev Brjag është projektuar për 40 mijë turistë dhe 7-8 metra katrore plazh për person. Tani vendet në hotelet janë më se 500 mijë dhe askush nuk dëshiron të angazhohet me shifër të saktë. Kështu problemi me vijën e plazhit nuk mund të zgjidhjet.

Nga ana tjetër dhënien e plazheve me koncesion apo me qira të firmave jashtë turizmit shkel interesat tregtare të hotelierëve, klientët e të cilëve ankohen për shkak të çmimeve të larta në plazhe. Nga ana tjetër hotelet nuk japin llogari për akomodimet në kohë reale, por e bëjnë këtë në fundin e muajit dhe kështu fshehin xhiron e vërtetë. Dhe kjo bëhet me lejen e shtetit. Për vitin 2014 në rajonin e Slënçev Brjag-ut  janë regjistruar 2 mln. akomodime, që do të thotë mesatarisht 4 akomodime për një shtrat. Natyrisht kjo është e pamundshme. Gënjeshtrat e ndërsjella nuk janë në interes të turizmit bullgar.  

„Prognozat për falimentimin e hoteleve në bregdetin tonë jugor janë krejt të mundshme. – është kategorik zoti Popov. – “Natyrisht kur kemi ulje dhe tregues të keq ekonomikë ky rrezik bëhet akoma më i madh jo vetëm për pronarët e hoteleve, por edhe për agjencitë turistike. Sipas Institutit Statistikor Kombëtar në hotele ka 260 mijë vende, derisa vetëm 30% të kapacitetit të tyre përdoren. Në se në këtë statistikë hyjnë edhe apartamentet dhe shtëpitë private, përdorimi ulet akoma më shumë – 20%. Dhe këtu mund të bëjmë një krahasim – për vitin e kaluar kjo shifre për BE ishte 62%, për ShBA- 80%"

Qeveria aktuale krijoi një ministri të posaçme për sektorin e turizmit. Kjo është shumë e mirë, por nuk është e mjaftueshme. Tendencat negative në turizëm mund të prognozohen sepse fluksi më i madh i turistëve është organizuar – ai kalon përmes turoperatorëve dhe mund të planifikohet. Dimitër Popovi është kategorik:

„Deri në fundin e shtatorit kontraktohet sezoni 2016. Në se ekspertët e Ministrisë së Turizmit lidhen me turoperatorët e mëdhenj në Evropë dhe në Rusi, mund të kuptojnë çfarë do të jetë programi i fluturimeve çarter për Bullgarinë. Do të mund të bëhet krahasim me të dhënat e sivjetshme . Kjo mund të bëhet lehtësisht, por mund të behet vetëm nga Ministria, jo nga organizatat private. Përveç kësaj mungojnë të dhëna dhe nuk kanë bërë analiza për turistët rumunë, për shembull – sa janë, a vijnë tek ne, apo kalojnë përmes Bullgarisë transit, sa para harxhojnë këtu e kështu me radhë.”

Pyetja është a do të lamtumiret turizmi bullgar me turistët apo do të ndryshojë modelin, të cilin e pengon.


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD
Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..

botuar më 24-07-14 8.40.PD