Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stress-testi i bankave – efekti i radhës placebo?

БНР Новини
Foto: arkiv

Rreth 1,7 mln leva pa TVSH është vlera prognozuese e pasqyrës së ardhshme të cilësisë së aktiveve të bankave bullgare. Me gjithë atë nga dega e konsiderojnë si një vizitë profilaktike, e cila do të konfirmojë shëndetin e mirë të sistemit bankar.

Monitorimi i ardhshëm është përfshirë në Strategjinë kombëtare për reforma, ndërsa rast për të është kriza rreth Bankës Korporative Tregtare që falimentoi. Mbetet e hapur çështja – a mund të parashikohen ngjarje të tilla dhe në qoftë se po, a justifikon efekti psikologjik shpenzimet.

Përpara falimentit të bankës së kryesuar nga Cvetan Vasillevi Banka Popullore Bullgare realizonte mbikëqyrje mbi bankat tregtare dhe asgjë nuk jepte shenje për katastrofën e ardhshme. Pasi institucioni financiar ishte vënë nën mbikëqyrjen e veçantë, auditesit e emëruar nga rregullatori shpallën, se pjesa e madhe e kredive duhet të konsiderohen si humbje. Mungesa e aksesit tek dosjet e kredive dhe metodika e re për sistemin tonë bankar, në bazë të së cilës ishte bërë vlerësimi i aktiveve, lanë dyshime, se bëhet fjalë për përshtatjen e rezultateve ndaj tezës së përhapur paraprakisht në hapësirën publike, është kategorik Grigor Sarijski nga Instituti për Studimet Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ndërsa falimentimi i Bankës Korporative Tregtare , për të cilin Banka Popullore Bullgare nuk ka dhënë shpjegim zyrtar, gjithnjë e më shumë duket si një krizë e vetëshkaktuar.

Pritet që vlerësimi i sistemit bankar të tregojë cilat janë bankat më të pa qëndrueshme.

“Në praktikë ideja për stress-testin është të merren parametrat konkrete prej të gjitha aktiveve të bankave dhe në bazën e tyre të bëhet një vlerësim real për gjendjen e tyre” – deklaron Grigor Sarijski. “Kreditë janë pjesa kryesore e aktiveve bankare, d.më.th. duhet të merret informacion për kreditë, për kredimarrësit dhe në bazën e këtyre parametrave të bëhet vlerësimi për shansin për shlyerjen e tyre. Në shumë prej bankave ende nuk vihen re parametrat që kërkohen për një vlerësim. Nevojitet akordim i softuerit, aplikim i metodikave të reja dhe angazhimin e ekspertëve shtesë.”

Në fillim procedura ishte parashikuar për vitin 2016, por shohim se afatet janë shkurtuar. Para pak kohe Kryeministri Bojko Borisov në një transmetim televiziv shkaktoi sensacion të vërtetë duke deklaruar, se “shteti i ka ndihmuar bankat X që të mos rrëzohen”. Fjalët e Kryeministrit kishin kuptim kontradiktor, në mungesën e mjaft transparence dhe në situatën, se për sistemin tonë bankar pohohet, se është me likujditet të lartë.”

Grigor Sarijski komentoi proceset në sektorin financiar:

“Nga fundi i vitit 2014 deri më tani, aktivet e të ashtuquajturve “banka greke” pakësojnë. Supozoj, se tek ato ka pasur nevoja e dhënies së mbështetjes për likujiditetin. Në vend të dytë, por vetëm mund të supozojë, sepse informacioni zyrtar ishte shumë modest, kishte periudhë gjatë së cilës depozitat copëtoheshin, do më thënë pakësoheshin ata që ishin mbi 100 mijë euro. Në qoftë se në një bankë ishin përqendruar depozita të mëdha, është e mundshme të imponohet mbështetje për likujiditetin, pasi depozituesit vetë kanë filluar t’i copëtojnë.”

Sterss-testet e ardhshme të bankave nuk do të zgjidhin njërin prej problemeve kryesore: mungesa e transparencës. Të dhënat për bankat tregtare në vendin tonë janë të kufizuara dhe publikohen një herë në tre muaj, ndërsa informacioni i  përgjithësuar për tërë sistemin del çdo muaj. Banka qendrore e Moldavisë, p.sh publikon të dhëna të detajuara për secilin institucion kreditor çdo muaj. Atje sektori është më transparent.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD