Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti i cirkut bullgar prezantuar në një ekspozitë virtuale

БНР Новини
Foto: Lluiza Llazarova

Muzeu i parë virtual i artit të cirkut bullgar hapi dyert. Kështu ai është gati të zbulojë para botës sekretet e këtij arti aq të dashur. Prapa idesë qëndron spikeri i njohur televiziv Dragomir Draganov, për të cilin cirku gjithnjë ka qenë një art të respektuar. Dhe pikërisht dashuria dhe emocioni pozitiv, të cilat e ngjall cirku te ai janë në thelbin e këtij projekti unik për Bullgarinë. Çfarë përbën ekspozita dhe cilat janë idetë për të ardhmen tregon vet Dragomir Draganovi:

“Bgcircus.com është një ekspozitë virtuale, një muze i kushtuar artit bullgar të cirkut në etapën fillestare. Besoj, se ky muze do të zmadhohet me kalimin e viteve. Muzeu mishëron dashurinë time ndaj këtij arti të mrekullueshëm. Që nga fëmijëria më pëlqen cirku, dhe që nga fëmijëria mbledh dhe ruaj programet e pothuajse të gjitha shfaqjeve të Cirkut Shtetëror të Sofjes. Disponoj më se një mijë pllakate, më se dy mijë reklame, qindra fotografi. Tani të gjitha ato materiale janë të skanuara dhe të ekspozuara në sajt. Pranë tyre do të shtohen histori dhe kujtime. Muzeu do të ekzistojë përderisa do të jetë i gjallë cirku bullgar. Gjatë viteve koleksioni i tij do të pasurohet dhe do të zmadhohet. Në të ardhmen ai do të popullarizojë artin e cirkut jo vetëm tek ne, por edhe në mbarë botën. Mendoj, se ekspozita do të mirëpritet dhe do të provokojë interesin e mijëra njerëzve. Jam me shpresë, se me çdo ditë, që po kalon, përderisa jam gjallë, ajo do të ekzistojë. Shpresoj gjithashtu, se ndonjë djall i pasionuar pas këtij arti, një ditë do të vazhdojë këtë vepër tim.”

Fotografitë dhe afishet në sajt janë të renditura sipas alfabetit dhe pasqyrojnë historinë pothuajse 120 vjeçare të cirkut bullgar. Dragomir Draganovi ka ndërmend që ky muze virtuale të shndërrohet në një portal informativ për të gjithë artistët botërorë të cirkut.

Emocionuese ishte hapja zyrtare e muzeut në sallën “Sredec” të Ministrisë së Kulturës. Ajo ishte plotë e për plotë njerëz të moshuar dhe të rinj. Ndër ta kishte edhe shumë artistë të cirkut, akrobatë, iluzionistë, të cilët me talentin e tyre e përhapën lavdinë e Bullgarisë. Kolegë nga arena e cirkut, të cilët prej kohe nuk e kishin parë njeri tjetrin, tani u takuan dhe kujtuan vitet e kaluara me buzëqeshje dhe emocion

Në fillim të viteve 80-të të shekullit XX shtypi botëror e quante shkollën bullgare të cirkut numër një në botë. Për fat të keq sot ky art sikur nuk respektohet. Qëndrimi jo i mirë ndaj cirkut i sjell atij dëme të mëdha, megjithëqë ai duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e jetës kulturore.

Mirëpo, në sajë të Dragomir Draganovit ky art nuk do të harrohet dhe muzeu virtual është një hap për rikthimin e lavdisë së dikurshme të cirkut bullgar. Ku fshihen rrënjët e kësaj dashurie?

“Cirku që në fëmijëri la tek unë mbresa të thella. Edhe më sot kujtimet më kthejnë në fëmijëri. Duke shikuar këtë koleksion, unë sikur transferohem në një botë tjetër. Dhe kjo është bota e emocioneve time fëmijërore të pastra dhe të kthjellëta. Dhe kjo më sjell një qetësi dhe kënaqësi në jetën e sotme.”

Ilija Dimitrov ishte mik nderi në hapjen e muzeut. Ai është artist i cirkut – akrobat që nga viti 1963. Vite me radhë prezantonte artin e tij në një nga cirqet më të mëdha në SHBA-në – “Ringlling”. Ai tregon disa kujtime dhe përshtypjet nga muzeu:

“Mendoj, se kjo është një vepër e madhe. Vetëm një njeri zemërgjerë mund të bëjë këtë. Mendoj se arena e cirkut është për të gjithë – si për fëmijët, ashtu edhe për gjyshet dhe gjyshërit, për njerëzit e zakonshëm. Dhe Dragomir Draganov e ka hequr mbulesën e këtij sekreti. Kur artisti kontakton me publikun, kjo i sjell atij një kënaqësi të madhe, e cila vështirë mund të përshkruhet. Dritat, muzika – atë që njeriu përjeton në cirk Draganovi e ka zbuluar.”

Edhe ju mund të shikoni muzeun e cirkut bullgar në sajtin Bgcircus.com.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje - Pjesa II

  Vazhdon vizita jonë tek bullgarët në rajonin e Gorës në Shqipërinë Verilindore. Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje - Pjesa I Miri j an Dauti është një nga mësuesit në moshë më të re në..

botuar më 24-02-25 11.30.PD

Takime të pazakonta me shpendë në mes të dimrit

Një lajmëtar i hershëm i pranverës ka habitur banorët e fshatit Podkrepa. Lejleku i parë i vitit fluturoi papritmas në fshatin Haskovo edhe para se banorët e tij të kenë vendosur veroret e tyre. Lejleku Danço ka ardhur plot 5 ditë më herët sesa pritej...

botuar më 24-02-25 9.00.PD

Treni për teren malor i Rodopeve me një kompozim festiv për 3 Mars

Dhe këtë vit kremtimi i festës sonë kombëtare, 3 Marsit, do të shoqërohet me rrugëtimin tradicional me kompozim festiv në trenin për teren malor të Rodopeve. Për këtë qëllim Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDZ) dhe Shoqata Qytetare “Për linjën e trasesë..

botuar më 24-02-25 8.10.PD