Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë janë problemet para rritjes ekonomike të Evropës sipas Leshek Ballceroviçit

БНР Новини
Foto: BGNES

“Bullgaria po i bëjë ballë krizës shumë mirë” – tha Leshek Balceroviçi në ligjëratën e tij publike, të cilën e mbajti dje në Sofje. Tema ishte “Problemet para rritjes ekonomike në Evropë”. Balceroviçi është ish zëvendës kryeministër dhe ministër financiar i Polonisë. Deri në vitin 2007 ai ishte në krye të bankës qendrore të shtetit. Është një nga ekonomistët prijës polak, i njohur kryesisht me planin “Ballcaroviç” që synonte ringjalljen e shpejtë të ekonomisë së Polonisë në kushtet e tranzicionit.

Sipas profesorit shkaqet për varfërinë e shteteve janë regjimet e këqija dhe diktatorët, kurse rritja e dobët është pasojë të institucioneve të dobëta dhe e politikave të padrejta të bankave në shtetet konkrete. “Printimi” i parave nga Banka Qendrore Evropiane nuk mund të jetë zgjidhje të problemeve dhe nuk mund të shpëtojë Eurozonën në plan afatgjatë. Ballceroviçi është i mendimit se Brukseli nuk mund të zëvendësojë qeveritë kombëtare, në përballimin e krizës ekonomike.

Sipas ekonomistit një problem i madh për Evropën është pabarazia midis individëve. Ja se çfarë më shumë mendon për këtë profesori:

“Ka diferencë në mundësitë për zhvillim të individëve të ndryshëm. Duhet të arrijmë një barazi të mundësive. Kjo do të thotë, se njerëzit me të njëjta mundësi, nga pikëpamja e talenteve e kështu me radhë, duhet të kenë shanse të barabarta për zhvillim profesional. Kjo nuk mund t’i përkas jetës së tyre private. Natyrisht kjo është shumë e vështirë. Por është diçka e mirë. Lidhjet nepotike, për shembull në fushën e politikës, nuk duhet të japin përparësi. Realizimi i kësaj ideje do të ndikojë pozitivisht ekonominë. Kjo do të thotë se më shumë njerëz do të mund të zhvillohen në pozita të larta, në se janë mjaft të mirë për këtë. Kurse çfarë është ideja për të ardhurat e barabarta? Askush nuk di, sepse kjo nuk mund të përcaktohet. Dëshira për shanse të barabarta për zhvillim mund të definohen, por të ardhurat e barabarta – jo. Gjithmonë mund të punojmë për barazi më të madhe.”

Balceroviçi shtoi se në plan botëror burokracia është një problem i rëndësishëm për zhvillimin e çdo një shteti.

Profesori tha se është përkrahës i tatimit të sheshtë dhe miraton politikën e Bullgarisë për përballimin e krizës me implementimin e tij. Nga ana tjetër tatimi progresiv nuk është stimul i mirë ekonomik. Bullgaria ia dal mbanë krizës ekonomike shumë mirë në krahasim me shtetet e tjera të BE-së dhe aderimi në Eurozonë nuk do të pasqyrohet në mënyrë të konsiderueshme mbi ekonominë kombëtare. Ai do të jetë më i rëndësishëm nga pikëpamja politike, komentoi Ballceroviçi. Ai nënvizoi se Bullgaria i gëzohet stabilitetit valutor dhe inflacionit të ulët, kështu edhe bordit të qëndrueshëm monetar – diçka që është me rëndësi të madhe gjatë kohës së krizës.

Ekonomisti ndali vëmendjen edhe mbi borxhin dhe tha se ai rrit me rritmë të shpejta, por tani për tani në Bullgari ai është ndër më të ulëtat për Bashkimin Evropian. Për ruajtjen e stabilitetit, borxhi duhet të jetë i ulët. Shteti duhet të pakësojë shpenzimet, jo të rritë tatimet. Ka nevojë edhe për reforma në sistemin gjyqësor dhe kjo do të ndikojë pozitivisht klimën e biznesit. Korrupsioni duhet të kufizohet sa më efektivisht. Me rëndësi është gjithashtu që mjetet, të cilat ofrohen nga Brukseli të mos pengojnë zhvillimin e reformave. Nuk duhet të shpresojmë vetëm në to (siç është rasti me Greqinë).

Balceroviçi foli edhe për krizën në Ukrainë dhe komentoi se sipas tij tani për tani ajo nuk ndikon drejtpërsëdrejti Evropën.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 24-07-30 4.01.MD