Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prapë për “Rrymën Jugore” – kush gabon dhe kush jo

БНР Новини
Foto: BGNES

Putini: “Sofja bëri gabim duke e ndërprerë projektin “Rryma Jugore”.

Borisovi: “Moska e ka të qartë pse ndodhi ashtu.”

Me ato replika të shkëmbyera nga distanca midis presidentit të Rusisë dhe kryeministrit të Bullgarisë prapë filloi të flitet për gazsjellësin e parealizuar. Ky projekt ndërkombëtar, me pjesëmarrjen kryesore të Rusisë dhe Italisë, duhet të furnizonte Evropën Qendrore dhe Perëndimore me gaz rus me anë të një tubacioni në fundin e Detit të Zi përmes Bullgarisë, duke evituar Ukrainën. Një sërë ekspertësh dhe politikanësh bullgarë u angazhuan me këtë nismë. Bullgarët mbajnë mend dimrin e ftohtë të vitit 2009, kur vendi mbeti pa furnizime për shkak të luftës së gazit midis Moskës dhe Kievit.

Gjatë takimit vjetor me gazetarët, që u mbajt më 17 dhjetor, presidenti Vlladimir Putin deklaroi, se i çuditet pozitës “pa dhëmbë” të udhëheqjes bullgare, e cila mos përfilli interesat kombëtare dhe ndërpreu realizimin e projektit “Rryma Jugore”. Sipas fjalëve të zotit Putin, Moska kishte ndërmend të investojë 3 miliardë euro në ndërtimin dhe në hapjen e vendeve të punës në Bullgari. Pas vënies në shfrytëzim të gazsjellësit Sofja do të merrej 400 milion euro për vit vetëm nga taksat e transportimit. Përgjegja e kryeministrit Bojko Borisov nuk vonoi. Nga Brukseli ku merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të BE-së, zoti Borisov tha, se zoti Vlladimir Putin di shumë mirë, se projekti u ndërpre sepse Bullgaria, si anëtare lojale e BE-së, plotëson të gjitha sanksionet dhe urdhëresat e pakos së tretë energjetike.

Dhe kështu, kush e përmbysi karrocën? Do të kujtojmë disa fakte. Në fillim të qershorit të vitit 2014 ambasadorja amerikane në Bullgari Marsi Rajs tha, se SHBA-ja janë të shqetësuar dhe momenti nuk është i përshtatshëm të punohet me Rusinë në mënyrën e zakonshme. Diplomatja i këshilloi firmat bullgare të mos punojnë me firma dhe persona të sanksionuara nga SHBA-ja në lidhje me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë. Ndërsa në listën e zezë ishte edhe kompania ruse “Strojtransgaz”, e cila ishte ngarkuar me ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Pozitën e ambasadores e përkrahën tre senatorë amerikanë Xhon Makkejn, Kristofër Mërfi dhe Ron Xhonsën, të cilët erdhën në Sofje, që të bisedojnë me kryeministrin e atëhershëm Pllamen Oresharski. Pas takimit Oresharski shpalli para mediave, se Bullgarianë mënyrë të njëanshme ndalon projektin e gazsjellësit. Shkaku formal, të cilin e tregoi kryeministri, ishte se janë të domosdoshme konsultime me Brukselin. Pyetja logjike ishte pse ato konsultime nuk u zhvilluan para nisjes së punës mbi projektin? Sot, me një ngazëllim të pashpjegueshëm, kryeministri Borisov flet për një qendër ndarëse ballkanike në territorin bullgar, për diversifikim të furnizimeve, për lidhje të interkonektorit me Turqinë dhe Greqinë, për përpunimin e burimeve bullgare, për heqjen e varësisë nga gazi rus e kështu me radhë. Mirëpo, në se lëmë anës këtë retorikë politikelajkatuese për Brukselin dhe Uashingtonin, në plan të parë dalin disa pyetje të thjeshta. E para, kur do të vihen në shfrytëzim ato qendra ndarëse dhe do të fillojnë të kufizojnë varësin e Bullgarisë nga gazi rus, varësi kjo e cila në momentin e tanishëm arrin pothuajse 90 për qind? Sa vite duhet të kalojnë që të arrihet kjo – pesë, dhjetë, ose më shumë? Mirëpo, çfarë do të bëjmë deri atëherë? Ndër të tjerët, që gjatë nëntorit ministri rus i energjetikës Aleksandër Novak tha, se pala ruse nuk ka ndërmend të sigurojë gaz për qendrën ndarëse në Bullgari. Dhe e dyta, pasi do të heqim kularin e Moskës, sa do t’u paguajmë furnizuesve të rinj për një kubik gaz? Vallë, sa do të kushtojë ai, më pak ose më shumë se sa gazi rus? Krahas kësaj, pse ne duhet të heqim dorë nga gazi rus, pasi Moska e mban Evropën në zinxhir me gazin e saj dhe pasi tani po mendohet zgjerimi i Rrymës Veriore, në të cilën gazi rus të arrijë deri te Gjermania në vëllime më të mëdha?

Për të mirën ose për të keqen, çfarëdo diversifikime të mendohen, Evropa nuk mund të kalojë pa furnizimet e gazit rus. Sipas specialistëve varësia mesatare e Kontinentit të Vjetër nga ky gaz është përafërsisht 50 për qind. Kështu që deklaratat dhe vendimet duhet të jenë më të matura. Është koha, që politikanët bullgarë të fillojnë të mendojnë më shumë për interesat kombëtare dhe të qëndrojnë anas luftimeve gjeostrategjike të fuqive të mëdha.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD
Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD