Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi perëndimor kërkon reformë të mirëfilltë gjyqësore në Bullgari

Foto: BGNES

Shumë fjalë dhe kritika u thanë gjatë ditëve të fundit në adresë të sistemit bullgar të gjyqësorit. Nuk ishin vetëm kritika, por letra, raporte, skandale, akuza dhe shpjegime.  Thënë me fjalë të tjera, të gjithë pranojnë nevojën për reforma të shpejta dhe radikale të cilat të ndihen nga të gjithë në vendin tonë.

Disa prej kritikave më të ashpra ishin formuluar në letrën e 10 Dhomave tregtare të vendeve perëndimore në fillim të javës, në adresë të Kryeministrit Bojko Borisov. Në të ato këmbëngulën për një reformë të mirëfilltë gjyqësore dhe epërsinë e ligjit në vend. Kjo letër paprecedente përsëriti në fakt momentet kryesore të Strategjisë për zhvillimin e reformë në gjyqësor, e cila gjoja u miratua zyrtarisht nga autoritetet bullgare, të cilët nuk pushojnë të deklarojnë se po përparojnë me zbatimin e saj. Siç duket, investitorët perëndimorë janë me mendim tjetër dhe vlerësimi i tyre është, se deri tani nuk është bërë asgjë të rëndësishme për ndryshimin e situatës në fushën e gjyqësorit.

Bojko Borisovi nuk iu përgjigj kritikave të ashpra të biznesit perëndimor, por ngarkoi me këtë detyrë delikate Zëv/kryeministrin mbi Politikën Ekonomike Tomisllav Donçev, Zëv/kryeministren dhe Ministre e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova dhe Ministren e Drejtësisë Ekaterina Zaharieva. Niveli i lartë i zyrtareve që u ngarkuan me detyrën t’u japin përgjigje kritikave, nga vetvetiu flet për rëndësinë që autoritetet në vend i kanë kushtuar letrës së zemëruar dhe për shqetësimet e tyre. Në fakt  në takimin e biznesit me udhëheqjen shtetërore nuk u tha dhe nuk u premtua asgjë të rëndësishme, u dëgjuan vetëm klishetë, se reformat po realizohen. Duke dhënë sigurime për cilëndo herë me radhë, se qeveria është e vendosur të ndryshojë situatën në gjyqësor, autoritetet donin jo vetëm të qetësojnë rrethet afariste të huaja, por edhe t’i dërgojnë një sinjal të fundit të vullnetit të mirë Brukselit, në prag të publikimit të raportit të tij për Bullgarinë.  Qysh para shpalljes së raportit burime të autoritetshme  thanë, se  ai do të jetë shumë kritik ndaj Bullgarisë. Pas kësaj u bë e qartë, se është pikërisht kështu dhe se  aksioni PR  me takimin me biznesin perëndimor nuk ka qenë i mjaftueshëm për të zbuten vlerësimet dhe rekomandimet e KE.

Kështu  brenda një jave Bullgaria ishte e detyruar nga dy prej institucioneve më të autoritetshme të marrë përsipër përgjegjësinë për mungesën e përparimit në reformat në sistemin e drejtësisë.  Të dytë premtuan ndihmë. Biznesi i huajë në Bullgari do të ndihmojë me propozime për ndryshime në ligjet, KE do të dërgojë ekspertë, të cilët të analizojnë problemet dhe të propozojnë zgjidhje. Vetëm pushteti gjyqësor në vend nuk pa asgjë shqetësuese në kritikat dhe vazhdoi të merret me mosmarrëveshjet e tij dhe të kërkojë fajtorët në vend tjetër dhe jo tek vetvete. Në këtë mënyre ai përsëri hodhi një  hije dyshimi mbi synimet e mira për reforma.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev: Është e paarsyeshme që qeveria të hezitojë për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..

botuar më 24-06-03 6.02.MD
Presidentja e re e Meksikës Claudia Sheinbaum

Presidentja e parë femër e Meksikës është me origjinë bullgare

Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj..

botuar më 24-06-03 3.52.MD