Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bankat në Bullgari dhe përqindja e interesit nga 0 deri në 20%

Foto: arkiv

Sektori bankar përsëri sjell lajme tronditëse. Ndryshe nga e kaluara jo e largët, kur njerëzit mësonin për falimentime, ndihma urgjente të shtetit dhe kredi të pashlyera, sot tabloja është më tepër se roze. Por edhe kjo situatë në ngjyrën roze nuk është më pak tronditëse. Sepse niveli i fitimit vjetor prej 20% dhe  norma e interesit kryesor prej 0% nuk janë gjëra me të cilat bullgarët janë mësuar.

Bankat janë plotë e përplot me para -  personale dhe të depozituara. Mjetet personale të bankave janë rritur brenda një viti me më se 450 mln euro, ndërsa paratë e depozituara në bankë u shtuan me 2 mlrd euro dhe tejkaluan shifrën 21 mlrd euro në depozita bankare. Të gjitha këto shifra do të ishin të gëzueshme  në qoftë se nuk fshihnin në fakt një realitet shqetësues. Paratë  në bankat dhe paratë e bankave po rriten, ndërsa kreditë – jo. Do më thënë dobi të madhe për ekonominë reale prej këtyre  shumave të mëdha nuk ka.  Dhe  kjo është njëra prej arsyeve të shtrojmë vetes pyetjen nga vijnë këto  fitime kolosale të bankave dhe kursimet madhështore të popullsisë, pasi ekonomia në vend rritet me shifrën modeste prej 3%. Nuk ka investime, nuk ka konsum, apo ato nuk janë në përmasa të tilla që do të çojnë në fitime dhe kursime të tilla. Përkundrazi – investimet vijnë kryesisht nga Brukseli, ndërsa konsumi është tkurrur për shkak të mos dëshirës nga ana e bullgarëve të harxhojnë paratë e fituara me vështirësi. Ky disbilanc  midis  shumave të mëdha të parave dhe  aktiviteti modest i veprimtarive e ka shtyrë Bankën qendrore të ulë normën e interesit  bazë deri në 0%. Kjo do të thotë zhvleftësim të  parave, do më thënë të kredive për biznesin dhe familjet. Në fund të fundit ky fakt duhet të jetë stimul për ringjalljen ekonomike. Për shkak të pranisë së Këshillit monetar në Bullgari, efekti pozitiv nga ulja e  normës së interesit bazë do të jetë i kufizuar, por kjo është e vetmja gjë e arsyeshme, që sipas ligjit, mund të bëjë Banka Popullore Bullgare.

20% rritje të fitimeve  bankare dhe 0% normë e  interesit të Bankës  qendrore – diapazoni është tepër i gjerë dhe nuk ka si njëra anë  të mos ndikojë mbi tjetrën. Cilat do të jenë efektet pozitive ose negative së shpejti do të mësojmë. Tani për tani është e qartë, se bankat bullgare gjatë këtij viti do të kontrollohen për të gjitha aktivet e tyre dhe do të duhet të kalojnë stres teste. Qëllimi është të zbulohen “mollët e kalbura”, sipas fjalëve të një ambasadori perëndimor në Sofje, të spastrohen portofolat kreditore të bankave dhe ato të konsolidohen dhe të bëhen rezistente ndaj goditjeve eventuale të tregut, goditje të cilat vetëm para një viti çuan në falimentin e bankës  bullgare të katër për nga madhësia në treg.  Të dhënat e fundit për fitimet e bankave dhe për  pakësimin e kredive të këqija dhe të pa shërbyera japin optimizëm dhe garanci të mira për stabilitetin e sistemit bankar në Bullgari.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD