Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Iliev – shpëtimtari i Sofjes

БНР Новини

Para disa viteve  Hristo Ilievi  po mendonte mbi idenë  që të  largohet nga Bullgaria dhe të “shpëtohet” në Evropën Perëndimore. Por në vend që të ndërmarrë këtë hap, ai vendosi  të transformohet në super hero dhe të shpëtojë qytetin e tij të lindjes. Hristo u pushtua nga ideja idealiste, siç e përkufizon ai vet, deri sa ishte student në Spanjë. Pas mbarimit ai kthehet në atdhe dhe bashkë me disa  shokë të tij krijuan iniciativën “Shpëto Sofjen”. Ata janë të rinj dhe aktivë. Nuk duan të rrinë duarkryq dhe vetëm  të ndjekin dhe kritikojnë problemet. Misioni i tyre është të luftojnë kundër parregullsive në kryeqytet dhe kanë vendosur të fitojnë Gjithçka filloi në vitin 2009, kur entuziastët krijuan iniciativën “Shpëto metronë” – e drejtuar tek itinerari i tretë i hekurudhës nëntokësore, i cili është  projektuar në mënyre jo të përshtatshëm për udhëtarët. Misioni është i suksesshëm dhe projekti u ndryshua, duke shtuar në të  degëzime dhe lidhje me dy linjat e tjera të metrosë. Për projektet e tjera të suksesshme të të rinjve tregon Hristo:

Снимка

Njëri prej shkesëve tona është vendosja e tabelave informative  vizuale në metronë. Në të gjitha stacionet ka tabela të reja, ku tregohen të gjitha stacionet në drejtimin përkatës. Drejtori Ekzekutiv i Metrosë ra dakord të vendosim këto tabela dhe kjo është  vetëm fillimi. Tani po përgatitemi të  përtërisim pjesën tjetër të sistemit informativ vizual. Një sukses ynë janë dhe shigjetat me ngjyrë në aeroportin. Ato u tregojnë udhëtarëve nga mund të marrin autobusin ose metronë, nga mund të marrin taksi. E realizuam gjatë verës së vitit të kaluar. Propozuam 6 projekte, njeri prej tyre u miratua dhe u zbatua në vend. Jemi krenarë, se kontribuojmë për mjedisin urban të Sofjes.

Снимка

Aktualisht të rinjtë punojnë mbi disa projekte të tjera ideore si  - ndërtimi i më shumë korsive  të dedikuar për autobusët urbanë, krijimi i sistemit elektronik të biletave në transportin urban, i cili t’u lejojë udhëtarëve brenda 90 minutave të përdorin  një biletë kur kombinojnë mjetet  e transportit, përpunimi i projekteve për ndërtimin e ardhshëm të udhëkryqeve në qytet,  shpëtimi i disa linjave të transportit urban, që janë kërcënuar me mbyllje, menaxhim transparent nga ana e bashkisë dhe dialog me banorët. “Shpëto Sofjen” lufton gjithashtu për zbatimin e kontrollit mbi cilësinë e projekteve për mjedisin në qytet. Mbi temën Hristo komenton:

Снимка

Ky është njeri prej probleme aktuale në kryeqytet, ndërtimet ose riparimet jo cilësore. Para pak kohe p.sh. rruga qendrore “Vitosha” ishte rikonstruktuar , por tashmë shtresa mbi të deformohet  dhe shkatërrohet. Një segment i bulevardit “Malinov” në lagjen “Mlladost”,  i cili gjithashtu ishte ndërtuar para pak kohe, tani  në të po duken gropa.  Ky është një problem që përfshin  të gjitha projektet që realizohen në Sofje dhe etapat e ndryshme të realizimit. Problemi është kompleks. Në këmbëngulim që Bashkia e kryeqytetit të  luajë rolin e saj me përgjegjësi dhe të mbrojë interesat e banorëve të kryeqytetit. Të ruhen dhe të rivendosen  rrënojat  antike në territorin e Sofjes në mënyrë moderne dhe të arsyeshme.

Снимка

Hristo Ilievi  ndan gjithashtu, se komunikimi me Bashkinë e kryeqytetit është i vështirë. Por entuziastët  ia përkushtojnë kohën e tyre kauzës dhe financojnë veprimtarinë e vet. Indinjohen kur problemet lihen mënjanë  dhe vetëm konstatohen dhe nuk bëhet asgjë për eliminimin e tyre. Hristo është i pakënaqur nga fakti, se Sofja mbetet në zhvillimin e saj në krahasim  jo vetëm me disa qytete evropiane, por edhe me qytetet bullgare si Plovdiv dhe Burgas, ku kujdeset për trashëgiminë kulturore janë në  nivele shumë të larta. Hristo Ilievi beson, se “misioni i pamundshëm” do të ketë final pozitiv, në qofte se më shumë të rinj ndërgjegjësohen, se ndryshimi është në duart e tyre dhe bëhen gati të zgjedhin jo  rrugën e lehtë, por shtegun  e vështirë, i cili ndoshta mund të çojë në një vend më të bukur.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: spasisofia.org, Luiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD