Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Actioni me prokurimet publike është pluhur në sytë e tatimpaguesve

Foto: arkiv
Me disa “krisma të mitralozit” kundër prokurimeve publike Kryeministri Bojko Borisov u rikujtoi bullgarëve gjatë javës së kaluar, se ai  merr vendimet, ai emëron, përjashton  nga puna bile në formë gojore.

Ditën e hëne në mënyrë të papritur ai urdhëroi të ndërpritet prokurimi publik për ndërtimin e segmentit 60 kilometrash të autostradës “Hemus” në vlerë afro gjysmë miliardë euro. Tenderi në fakt tashmë ishte zhvilluar dhe ishte fituar nga kompani, për të cilat flitej se janë lidhur me sipërmarrësin skandaloz dhe deputet nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë Deljan Peevski dhe me Drejtorin e “Lukoil Bullgari” Valentin Zllatev. Por ende nuk ishte i finalizuar, sepse  u kundërshtua nga dy kompani të huaja – ajo turke “Tashjapë” dhe italiane “Serenisima Konstruksioni”. Në fillim Borisovi u argumentua se nuk ka para dhe nuk mund të sigurohet financim evropian. Në lidhje me financimin evropian prej kohe dihej se nuk do të ketë, sepse autostrada nuk është pjesë e korridorit panevropian. Pas kësaj nuk fshehu, se shqetësohet, sepse po përhapen thashetheme, se  firmat zbatuese janë të Peevskit dhe Zllatevit, ndërsa ai do që gjithçka të jetë transparente dhe në përputhje me ligjin. Në fund të fundit la të kuptohet, se para do të gjenden dhe do të zhvillohet një procedurë e re e prokurimit publik.

“Krisma tjetër e mitralozit” ishte kundër prokurimit publik, gjithashtu për qindra milionë euro, për zëvendësimin e dokumenteve personale të bullgarëve. Për shkak të dyshimeve për mungesën e transparencës dhe çmime tepër të larta, prokurimi publik u pezullua dhe Borisovi vendosi që dokumentet e reja të shtypen  në strukturat e shtetit që të dalin ”më të lira”.

Në fund të kësaj jave pasoi ndërprerja me urdhër të Kryeministrit të akoma disa prokurimeve publike për  rrugë të reja në pyjet dhe për disa objekte publike në qytetet Varna dhe Burgas.

Mund të lëmë mënjanë pyetjen a është e lejueshme që Kryeministri i një shteti demokratik në BE me vullnetin e vet të ndërpresë prokurimet publike që tashmë janë zhvilluar, dhe të pyesim ç’do të thotë ky actioni? Është e mundur që Kryeministri Borisov të vuajë  nga sindroma “Peevski”. Në kohën e takimit skandaloz me bashkatdhetarë tanë para pak  kohe në Londër, atij i ishte shtruar pyetja – kur shihet në pasqyrë a nuk shikon aty Peevskin. Njëkohësisht mediat turke filluan të pohonin se deputeti skandaloz merret me kontrabandë të cigareve midis Bullgarisë dhe Turqisë dhe se është “persona non grata” në shtetin fqinjë jugor.  Njëkohësisht Brukseli përhapi mundësinë  për heqjen e monitorimit mbi Rumaninë dhe Bullgaria të mbetet i vetmi vend mes 28 shteteve anëtare, i cili të vëzhgohet a bën reforma në sistemin  gjyqësorit dhe si lufton kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në katet e larta të pushtetit. Bile disa gazeta të Sofjes përhapën lajmin, se KE e ka bërë thirrje Kryeministrit tonë që të mos derdhen paratë e tatimpaguesve  në grupime të caktuara ekonomike, sepse në rast të kundërt mund të ndërpriten resurset për Bullgarinë nga fondet evropiane. Dhe kështu njëri prej versioneve mund të jetë, se kryeministri ka vendosur për “sy e faqe” të zhvillojë prokurime të reja transparente.

Mund të ketë edhe version tjetër - të ketë zhvendosje të shtresave  në kleptokracinë në vend  dhe të imponohet riorientimi i resurseve publike drejt qarqeve të tjera oligarkike. Mund të ketë edhe hipoteza të tjera, por actioni me prokurimet publike konfirmoi sekretin publik, se kur do të harxhohen shuma të mëdha publike, fjalën e fundit gjithmonë e ka Kryeministri Bojko Borisov. Mund të pohojmë, se edhe ky action ishte hedhja e pluhurit në sytë e tatimpaguesve bullgarë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD
Vjosa Osmani dhe Dimitër Gllavçev

Prishtina ka mbështetje nga Sofja për anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në NATO

Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...

botuar më 24-07-10 12.45.MD