Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si të ruajmë llojet tradicionale të pemëve frutore?

БНР Новини

Gjatë viteve të fundit në Bullgari faktorë demografikë dhe socialë bëhen shkak për braktisjen e kopshteve frutore. Si rezultat kufizohet larmia e varieteteve gjë që na privon nga lloje të çmueshme pemësh. Gjatë prillit të këtij viti do të mbahet fushata “Sekretet kulinare të natyrës 3”. Ajo është pjesë e iniciativës për mbrojtjen e llojeve tradicionale të pemëve. Qëllimi është të rimëkëmben varietete tradicionale bullgare të mollëve si “Petrovka”, “Ajvanija” dhe “Buhavica”. Ata dru frutorë janë në listën e varieteteve të kërcënuara të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimeve. Nismëtar i fushatës janë WWF, klubi “Miq të parkut Vraçanski Ballkan” dhe një sërë restorantesh, në të cilët gjatë fushatës do të gatuhen gjella bullgare karakteristike për rajonin e parkut Vraçanski Ballkan të malit Stara Pllanina.

Më shumë hollësi mbi temën sjell Rajna Popova nga WWF: “Kur nga dyqani i frutave blejmë mollë rrallë herë pyesim nga ku vijnë. Në shumicën e rasteve ato nuk janë bullgare. Varietetet, të cilët ne i dimë hasen kryesisht në kopshtet e gjyshërve dhe gjysheve tona në fshat. Prandaj vendosëm të realizojmë këtë nismë, qëllimi i së cilës është të tërheq vëmendjen e njerëzve mbi këtë problem. Kemi dëshirë të ruajmë larminë biologjike, sepse kur ato varietete mollash do të zhduken edhe nga kopshtet e njerëzve më të moshuar, atëherë do t’i humbim përgjithmonë. Kështu që do të jetë mirë, në se do të arrijmë të ruajmë ata dru frutorë për brezat.”

Që të ruhen ato varietete bullgare të mollëve do të krijohet një pemishte në territorin e parkut natyror. Ajo do të jetë si një qendër për demonstrim. Kështu jo vetëm do të ruhen varietetet e shijshme të mollëve bullgare, por edhe njerëzit do të jenë më mirë të informuar. Tani për tani pemëtorja do të mirëmbahet nga vullnetarë. Nga WWF kanë shpresë, që një ditë ajo do të shndërrohet në një bankë gjenetike.

СнимкаMirëpo, pse është me aq rëndësi të konsumojmë varietete vendore frutash?

“Ne rritim në një klimë të njëjtë me varietetet përreth, gjë që na bënë më të përshtatshëm për njeri tjetrin. Ato janë më të mira për organizmin tonë dhe për sistemin e imunit. Është mirë të konsumojmë produkte vendore, jo vetëm që të përkrahim biznesin vendor, por edhe pse kjo është me rëndësi për ne, më saktë për shëndetin tonë. Qëllimi i nismës është më shumë njerëz të kuptojnë këtë. Konsumatori është ai i cili dikton rregullat. Në vendbanimet më të mëdha tashmë fillon të përhapet mendimi, se cilësia nuk mund të lidhet me pamjen e jashtme. Duhet të kërkojmë produktet me cilësi dhe të jemi gati të paguajmë për të. Nuk dëshirojmë, që mollët të jenë si nga ndonjë pikturë – të mëdha dhe të kuqe.”

СнимкаPo këtë qëndrim e përkrah edhe mësuesi Georgi Ivanov. Përveç se pedagog ai është edhe pemëtar. Pemëtoren e trashëgoi nga prindërit. Ai rrit varietete tradicionale por pak të njohura të mollëve dhe qershive në fshatin Dragovishtica të rrethit të qytetit Kjustendill. Atij i pëlqen të punojë në pemëtoren, por pranon, se vështirësitë para pemëtarëve bullgarë janë të mëdha:

Qershia tradicionale e qytetit Kjustendill“Vitet e fundit sikur nuk kërkohen cilësitë shijuese të frutave. Njerëzit kur vijnë të blejnë qershi, kërkojnë më të mëdha, minimum 25 milimetra në diametër. E krahasojnë me shabllone. Qershia tradicionale e qytetit Kjustendill, e cila është tepër e shijshme, nuk kërkohet, siç kjo ishte para kohe. Ishte e domosdoshme të hapen fabrika të konservimit, të cilat të blejnë dhe të përpunojnë frutat. Për shembull vitin e kaluar pronarët mblodhën nga një tonë, një tonë e gjysmë qershi, por pikat e blerjes refuzuan t’i blejnë. Si rezultat ato u mykën. Kështu që prodhimi duhet të reklamohet më gjerësisht.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD