Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gjahu” i emigrantëve përgjatë kufirit – “pro” dhe “kundër”

Foto: EPA/BGNES

Një aksion provokoi emocione kontradiktore dhe mendime shqetësuese gjatë javës që po përfundon. Para disa ditësh në Jutup u ngjit një klip, në të cilin shihej, si bullgarë pa uniforma, pasi kapën tre afganë ilegalë, të cilën e kaluan kufirin me Turqinë, i rrëzuan përdhe dhe i lidhën duart. Njeri prej bullgarëve i thërriti “Go back to Turkey, now!” Grupi vet caktohet si “Repart civil për mbrojtjen e grave dhe fesë”. E gjithë kjo tërhoqi vëmendjen e njerëzve jo vetëm në Bullgari. Kanali televiziv “Al Xhazira”, për shembull, akuzoi Bullgarinë në sjellje jo humane ndaj emigrantëve. 

Lidhur me këtë, kryeministri Bojko Borisov pa dashje tha, se “çdo ndihmë për Policinë Kufitare dhe për shtetin, është mirëseardhur”. Mirëpo, ekipi i tij e këshilloi të shtojë, se “ndihma duhet të jetë në kuadrin e ligjit”. Shefi i Policisë Kufitare Antonio Angellov tha, se “veprimet e këtij grupi janë të paligjshme” dhe se “arrestimi i personave bëhet vetëm nga organet me autorizime policore”. Ky aksion përfundoi me ndërhyrjen e prokurorisë. Kryeprokurori Sotir Cacarov shpalli, se u arrestua kreu i repartit skandaloz vullnetarësh, Petër Nizamov – Perata. Atij i kërcënon deri në 6 vjet burg për arrestimin e paligjshëm të njerëzve.

Perata është një person i njohur i policisë edhe me shkelje të mëparshme të ligjit. Atë, të cilën e bëri bashkë me miqtë e tij nuk është precedent. Muajin e kaluar u ngrit një bujë rreth “gjahtarit” të parë të emigrantëve, Dinko nga qyteti Jamboll. Sot flitet, se repartet e vullnetarëve nëpër kufirin me Turqinë bëhen gjithnjë e më shumë. Duket, se tani për tani bëhet fjalë për recidivistë, njerëz nga bota e krimit, të cilët ndaj vjedhjeve, tregtisë me narkotikë dhe armë, shtojnë edhe kapjen e emigrantëve nëpër kufirin.

Mirëpo, del pyetje, dhe kësaj here ajo është drejt kryeprokurorit Sotir Cacarov. Kur Policia Kufitare kap një grup emigrantësh ilegalë, a janë në fuqi ligjet bullgare ndaj tyre? Vallë, a nuk persekutohet nga ligji këtë, se ata e kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale? Deri tasti nuk kemi dëgjuar, që ndonjë emigrantë të arrestohet, të hetohet dhe të dënohet me akuzë për kalimin e paligjshëm të kufirit. Dhe diçka tjetër. Në se në shtëpinë e ndonjë bullgari do të hyjë vjedhës, dhe ai megjithëqë është civil, do të arrijë të kapë dhe të lidhë duart e tij, a do të jetë i kërcënuar ky njeri civil nga 6 vjet burg për “arrestimin e paligjshëm” të vjedhësit?

“Të kapësh ndonjëri dhe të lidhësh duart e tij nuk është patriotizëm” tha para gazetës “Standart” deputeti i Bllokut të Reformatorëve Antoni Trençev. “Shtetasit bullgarë duhet të mbrojnë atdheun” bëri replikë Julijan Angellov, sekretar i grupit parlamentar i Frontit Patriotik. Partia VMRO propozoi mbrojtje falës prej avokati të reparteve të vullnetarëve, kundër të cilëve prokuroria ndërmori masa.

Është një fakt për t’u mjeruar, se “gjahu” i emigrantëve tregon pamundësinë e pushtetarëve të kujdesen për qetësinë e shtetasve dhe për mbrojtjen e shtetit. Dhe kjo, sepse del, që në Bullgari mund të formohen grupe, reparte, ekipe e kështu me radhë. Nga ana tjetër vetë ekzistenca e reparteve për “gjahun” e emigrantëve tregon, se autoritetet nuk janë në gjendje të garantojnë sigurinë e kufirit. Nuk do të komentojmë disa hipoteza heretike, se në praktikë ato reparte u pengojnë policëve të korruptuar kufitarë të mbrojnë, natyrisht kundrejt shpërblimit, trafikantët e emigrantëve.

Po vjen vera. Ka rrezik, që drejt Bullgarisë të orientohet një fluks i madh i emigrantëve, si nga kufiri grek, ashtu edhe nga ai turk. Qeveria dërgon ushtarakë në përkrahje të policëve. Në rajonet kufitare njerëzit janë kategorik, se janë në gjendje të organizohen në reparte të vullnetarëve, që t’i ndihmojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbrojtjen e kufirit. Situata, tani për tani është e tillë. Le të shpresojmë, që vera nuk do të jetë shumë e nxehtë. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD