Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bukuria” – albumi i ri i këngëtares së muzikës xhaz Bellosllava

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 23 prill, në vigjiljen e Ditës së Dafinave, Bellosllava do t’ua dhurojë adhuruesve të saj projektin e ri “Bukuria”. Njerëzit thanë se bukuria do të shpëtojë botën, kurse këngëtarja shton “edhe muzika e bukur”. Kaluan 4 vjet që nga dalja e CD-së së saj të fundit me titull “Kur ka pse...”. Dhe tani, katër muaj pas fillimit të vitit këngëtarja e muzikës xhaz na ofron muzikë të bukur në albumin e katërt në studio. Ja se çfarë tha Bellosllava për bukurinë dhe për titullin e këtij albumi:


“Bukuria është një tempull, një hapësirë e veçantë personale, të cilën secili e kupton në mënyrë të ndryshme. Unë kujdesem për tempullin tim të brendshëm, për tempullin e zemrës. Në hyrjen e këngës tregoj për këtë se kur bukuria është e re, “ajo mposht, kurse pastaj pa mëshirë braktis”. Është ajo gjithësi e thellë, e cila jeton në shpirtrat tona dhe ushqehet me muzikë të mirë, me dashuri. Dua të them në mënyrë të qartë se bukuria, të cilën përpiqemi ta arrijmë në skenë me kolegët e mi, është shumë frymëzuese. Ajo kthehet në jetën e njeriut gjithmonë kur ai bën diçka të mirë. Albumi është i dyfishtë, në të ka dy disqe – vazhdoi këngëtarja. Kjo ishte e fshehta jonë, të cilin e mbajtëm deri në fund. Albumi i parë është akustik dhe e quajtëm atë “Dashuria”. Në të këndoj unë, bashkë me Lili Jonçeva (perkusione), Jurij Bozhinov (kontrabas) dhe Zhivko Petrov (piano). Ky është një projekt që filloi para 12 vjetëve, në të cilin hyjnë 10 këngë. Më në fund vendosëm se duhet ta përfundojmë. Të gjitha kompozimet janë të njohura për publikun. I dyti është albumi “Bukuria”, përsëri me 10 këngë. Pesë prej tyre tashmë janë në tregun muzikor. Ndër to janë: “S’ka”, “Koha për mua je ti”, “Vera rreth qoshes”, “Bukuria”. Dueti i fundit është me Grafa  – “Ëndërr” për të cilin tashmë doli një video. Kënga “Mama” u bë në mënyrë krejt spontane. Më 1 janar sivjet kitaristi Antoni Rikev, i cili është autori i tri prej këngëve në albumin e ri më propozoi një melodi. Kur e dëgjova u frymëzova pa masë dhe deri në fundin e ditës shkrova një tekst për të. Kështu lindi kënga, kushtuar nënës sime dhe unë isha njeriu më i lumtur në botë.”

Përveç në Sofje Bellosllava prezanton albumin e ri në qytete të tjera. “Më 23 prill është koncerti në Sofje, pastaj më 25 – në Burgas (pranë Detit të Zi). Do të krijojmë muzikë ndërmjet pesë planetëve. Zhivko Petrov (piano) është njeriu, pa të cilin nuk mund tashmë 18 vjet. Ai është producenti muzikor i shumicës prej këngëve në këtë album. Përveç kësaj është kompozitori i tyre. Pothuaj aq kohë punojmë edhe me Dimitër Semov (perkusione). Me Rosen Zahariev – Roko (trombë) tashmë 15 vjet “kryqëzojmë rrugët tona” në skenë, kurse Dimitër Karamfillov (kontrabas) është një muzikant i mrekullueshëm i xhazit, i cili gjithashtu interpreton në “Bukuria”. Me ne është Elena Kokorska (bek-vokal), e cila ka një zë i mrekullueshëm dhe tashmë 5 vjet punojmë së bashku mbi projekte të ndryshme. Vlladimir Ampov – Grafa do të jetë mysafiri im sepse para pak kohe bashkë me të krijuam një duet “Ëndërr”. Me të jemi miq tashmë 20 vjet dhe që tani bëjmë një këngë të përbashkët. Rezultati është fantastik. Venzi, i cili këndon me mua në “Koha për mua je ti” gjithashtu është në skenë. Adriana Nikollova – Peçenkata (kampione e beatbox-it) do të interpretojë një pjesë të rëndësishme R’B. Për këtë arsye them se kur këndoj me këta muzikantë ndihem sikur jam ndërmjet planetëve të ndryshëm. Ka momente, në të cilat arrij të mbaj një distancë dhe atëherë përpiqem të dëgjoj interpretimin tim. Kështu dëgjoj vetëm kolegët e mi në skenë dhe kënaqem jashtëzakonisht shumë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD