Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe euroja: ndjenja po ftohen

Foto: arkiv

Në pamje të parë Bullgaria është mes kandidateve të prezantuara më mirë për futjen e euros. Vendi është i detyruar ta bëjë këtë në bazë të forcës së marrëveshjes së vet për hyrje në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, valuta bullgare është me një kurs të fiksuar ndaj euros dhe në praktikë 1 euro gjithmonë është e barabartë me 2 leva bullgare. Kjo është si një farë fejese midis të dyja palëve, që zakonisht bëhet vetëm gjatë ekzistencës së ndjenjave të ngrohta midis bashkëshortëve të ardhshëm, të cilët premtojnë të presin pak besnikë njëri-tjetrit deri në lidhjen zyrtare të martesës.

Po, ama në këtë rast me bullgarinë dhe euron, të fejuarit filluan pak të fishken, u shfaqën rrudha të shumta nëpër fytyrat e tyre fillimisht të lëmuara dhe shumë të lumtura dhe ndjenjat e përbashkëta duket se humbën mjaft nga pasioni i vet fillestar dhe nga përkushtimi i përbashkët.

Shkaqet për ndarjen janë nga më të ndryshmet, ku faji është i të dyja palëve. Bullgaria tanimë nuk i respekton kaq rreptësisht kërkesat e maastrihtit për borxhin publik, deficitin buxhetor dhe inflacionin, ajo mbetet dhe me tregje relativisht të pazhvilluara të parave dhe financiare, pozitat e saj në tregjet botërore janë të dobëta dhe të luhatura.

Euroja pësoi goditje të shumta dhe nga kriza botërore financiare, dhe nga kriza e brendshme zonale greke, rivendosja në eurozonën nuk është bindëse, problemet mbeten dhe fitojnë një karakter kronik. Gjatë këtij pozicioni as Bullgaria e ka si prioritet euron, as që eurozona po vdes nga dëshira të tërheq akoma anëtarë, të cilët do të vijnë me problemet e tyre. Pikërisht këtë e tha gjatë këtyre ditëve  dhe Banka Qendrore Evropiane e cila shpalli se nga 7 vendet , kandidate për euron, asnjë nuk është gati krejtësisht dhe nuk i plotëson të gjitha kriteret. Kjo sigurisht që është e vërtetë e parë nga ana teknike, por me siguri mund  të supozojmë se dhe mjaft nga vendet nga eurozona tanimë nuk u përgjigjen këtyre kritereve. Me fjalë të tjera problemi nuk është vetëm teknik dhe bankar, por më tepër dhe para së gjithësh politik. Në Bullgari i japin llogari vetes se, vendi aktualisht nuk është i dëshiruar në eurozonë dhe kush e di se çfarë përpjekjesh për kryerjen e kritereve nuk po bëhen. Sepse e mbajnë mend shumë mirë mësimin nga Shengeni, kur pavarësisht se i kreu të gjitha kushtet, vendi në bazë të shkaqeve thjesht politike nuk qe i lejuar në hapësirën për një lëvizje të lirë. Rasti me euron është i ngjashëm. Kështu që politika bullgare aktualisht sa i përket valutës së përbashkët është “nxitoj me ngadalë”. Ka një farë planesh qeveritare për hyrje në mekanizmin e këmbimit, por asgjë e ngutshme dhe shumë e rëndësishme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD