Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 korrik – Dita më e ëmbël në Evropë

БНР Новини

Sot shënojmë festën më të ëmbël – Ditën evropiane të çokollatës. Më 7 korrik të vitit 1524 nga Amerika Jugore është furnizuar sasia e parë e kokrrave të kakaos në Spanjë. Ja për se kjo datë është zgjedhur nga evropianët për kremtimin e festës së çokollatës. Mendohet, se actekët kanë qenë njerëzit e parë të cilët kanë prodhuar çokollatën, e kanë quajtur “ushqim të perëndive” dhe e kanë lidhur me perëndeshën e pjellorisë. Çokollata e parë është bërë nga Xhon Kadberi në vitin 1842, pak më vonë Daniel Peter ka krijuar çokollatën prej qumështi, duke i shtuar qumësht recetës origjinale.

Снимка
Në ditën më të ëmbël takohemi me pastiçerinë Aleks Ivançev, i cili tashmë dy herë fitoi titullin “Pastiçeri më i mirë në Bullgari”. I riu është novator dhe e bëri jurinë për vete me përpikërinë dhe shijen e mrekullueshme. U imponua mbi konkurrencën me skulpturat e bukura prej çokollatës dhe zuri vendin e parë. Kur ka qenë në klasën e dytë të shkollës, ka bërë një kek për të gëzuar të ëmën dhe ndoshta ky gatim vuri fillimin e përrallës së tij të ëmbël. Aleks Ivançevi u bind, se ky është profesioni i tij pasi ka bërë një stazh punë në Katar. Aty duhej të zgjidhtë me çfarë do të merrej – me pastiçeri ose me antipasta. Zgjodhi të parën, sepse deri në ketë moment të gjitha provat e tij për të bërë një desert të mirë, ishin të pasuksesshme. Aleks u motivua, mësoi shumë nga kujdestari i tij në restorant dhe kjo i ndihmoi që të kryesojë klasifikimin e pastiçerëve bullgarë. Pas një praktike të gjatë jashtë shtetit dhe pas konkurseve të fituara, aktualisht Aleks Ivançevi është shef i pastiçerisë në një varg të madh restorantesh të Sofjes dhe vazhdon të përsoset çdo ditë.

“Dashuria ime ndaj desertëve vjen nga dashuria ime e madhe në jetë” – thotë me buzëqeshje Aleks dhe drejton shikim tek mikesha e tij Stefi, e cila gjithashtu është mjeshtre e ëmbëlsirave.

СнимкаA janë mjaltë dhe gjalpë punët në kuzhinën e tyre?

“Kur puna bëhet me dashuri nuk është vështirë. Puna jonë është shumë precize, është vështirë të kënaqsh të gjithë klientët. Disa thonë – unë nuk ha këtë, por secili kuzhiniei ose pastiçer i mirë duhet të arrijë t’u ofrojë diçka që do t’i shtyjë ta provojnë dhe ta pëlqejnë. Nuk është lehtë, por sjell kënaqësi!” – tregon Aleks.

СнимкаPastiçeri pohon, se punët shkojnë mirë ku ke muzë në jetë. Deserti më i dashur i Aleksit jo vetëm për gatim, por edhe për konsumim janë tortat e vogla me stika dhe trëndafila.

“Shumë njerëz hanë çokollatë në sasi të mëdha, që të jenë të lumtur dhe të kënaqur dhe të vlerësojnë punën e pastiçerëve dhe prodhuesve të çokollatës – thotë Aleksi. Dua të theksoi, se çokollata nuk është e dëmshme, përkundrazi është e dobishme në qoftë se nuk teprohet me konsumimin e saj.”

СнимкаNë qoftë se edhe ju jeni të dhënë pas ëmbëlsirave ju propozojmë të bëni shëtitje në muzetë më të njohura të çokollatës – në Bryzh (Belgjikë), Këln (Gjermani), Geispolsheim (Francë), Barcelonë (Spanjë), Pragë (Çeki) etj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD