Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boksieri Kubrat Pulev dhuroi mbi 2500 euro për restaurimin e Bazilikës së Madhe në Pliska

Kubrat Pulev
Foto: Mirosllav Getov

Pasi Papa Francisk dhuroi 5 000 euro për restaurimin e Bazilikës së Madhe në Pliska, boksieri bullgar në kategorinë e rëndë Kubrat Pulev dhuroi 2556 euro për kauzën e njëjtë. Ai gjithashtu u angazhua për t’u bërë thirrje të gjithë sportistëve me mundësi të mira financiare për të dhuruar mjete për rimëkëmbjen e katedrales së parë të Kishës Ortodokse Bullgare. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IX nga princi Boris, i cili në vitin 864 shpalli krishterimin fe zyrtare shtetërore të Bullgarisë dhe të popullit bullgar. Restaurimi i kishës më të madhe të krishterë në Evropë, e cila është e gjatë 102.50 metra dhe e gjerë 30 metra, filloi vitin e kaluar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD