Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt i biologëve të rinj e lavdëroi Bullgarinë përtej oqeanit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Për herë të parë një skuadër prej studentësh bullgarë mori pjesë në finalet e garës prestigjioze botërore të biologjisë sintetike iGEM në Boston të SHBA-së. Ata u zgjodhën në konkurrencë me akoma 300 ekipe të tjera prej shkencëtarësh të rinj nga mbarë bota. Në projekt morën pjesë 10 studentë nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, Universiteti i Plovdivit “Pajisij Hilendarski” dhe Universiteti Teknik në Sofje. Kompania “Sofia Tech Park” i ndihmoi studentët në përgatitjen e tyre. Ata morën një laborator të specializuar dhe pajisje. Udhëheqësi i skuadrës është Boris Kirov.

Një prej pjesëmarrësve – Illka Cvetkova, është studente në kursin e katërt në Fakultetin e Biologjisë pranë Universitetit të Sofjes. Ajo na prezantoi temën e projektit:

Lactobacillus bulgaricusProjekti ynë është lidhur me bakterin e kosit Lactobacilus bulgaricus. Ideja jonë është të përmirësojmë cilësitë e tij, kështu që bakteri të mund të ngrihet dhe të shkrihet dhe pas kësaj të mbijetojë. Në prodhimin e tharmit në procesin e liofilizimit kushtet janë ekstreme për bakteret e qumështit dhe kjo shkakton humbje të mëdha kryesisht për firmat, të cilat punojnë në këtë fushë. Për këtë qëllim përdorëm një kafshë mikroskopike me emrin latin “tardigradus” (ai që ecën ngadalë). Kafsha jeton dhe adaptohet në kushte ujore dhe tokësore, në kushte ekstreme të temperaturave të larta dhe të atyre të ulëta, në nivelin mbi det (deri në 6000 metra), në thellësi nën nivelin e detit deri në 4000 metra dhe në kushte rrezatimi. Po të ketë nevojë ato mund të jenë në gjendje anabiotike dhe kështu të jetojnë deri në dy vjet. Disa lloje tardigradesh madje pas një hibernacioni 30 vjeçar mund të lënë pas tyre breza të ardhshëm. Është konstatuar se sinteza e bioprotektantëve nën formën e proteinave luan një rol të rëndësishëm në mbijetesën e tyre. Të tilla janë për shembull proteinat: CASHS1, SAHS2 etj. Morëm katër proteina dhe arritëm t’i fusim në bakter. Pas një sërë provash dhe testimesh, konstatuam se ky test ka ndikim të mirë mbi to.

TardigradusStudentëve bullgarë u bënë përshtypje projektet e tjera, mbi të cilat kolegët e tyre të huaj kanë punuar vite me radhë dhe kanë bërë shumë përpjekje, që t’i arrijnë qëllimet e vëna. Juria, ku kishte përfaqësues të shumë shteteve evropiane, që janë në dijeni të kushteve të punës së shkencëtarëve të rinj në Bullgari, ishte shumë e entuziazmuar nga rezultatet e punës së skuadrës sonë. Në Boston, na tregoi gjithashtu Illka, skuadra e saj ka marrë një përkrahje të madhe nga bashkësia bullgare. Ajo ua ka siguruar skuadrës materialet e domosdoshme për projektin (diçka që firmat bullgare nuk kanë arritur të bëjnë në kuadrin e disa muajve). I kanë vendosur në një shtëpi të madhe dhe shkencëtarët e rinj kanë marrë një kujdes të madh. Duhet të përmendim se kishte rrezik që paraqitja e studentëve të rrëzohet. Me ndihmën e dhuruesve dhe fushatës për shitje fanellash me logon e skuadrës skuadra arriti të grumbullojnë mjete në momentin e fundit dhe të regjistrohen për pjesëmarrje. Illka na tregoi për rezultatet e përpjekjeve të bëra:

Skuadra bullgare u kthye me një medalje të bronztë. Arritëm ta lavdërojmë Bullgarinë dhe tani përsëri flitet për ne. Motivuam shumë studentë bullgarë, të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj skuadre. Mesazhi im ndaj studentëve është të mos dëshpërohen dhe pavarësisht nga kritikat negative, të cilat do të dëgjojnë, duhet të vazhdojnë në këtë drejtim. Kur njeriu është i vendosur për të arritur diçka, ai mund të marrë përkrahje, por duhet ta kërkojë këtë përkrahje.

Projekti i shkencëtarëve të rinj është konceptual dhe inovativ, kurse rezultatet e tij do të aplikohen në fusha më të ndryshme dhe do të hapin dyer të reja shkencore në sektorin e bio-teknologjive.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD