Disa ditë para Festës Kombëtare Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Sofje Qirjako Kureta bëri një vizitë në Radio Bullgarinë, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev. Përfaqësuesi më i lartë shqiptar tek ne tregoi respektin e tij për punën e redaksisë shqipe në lidhje me lehtësimin dhe thellimin e kontakteve midis dy popujve. Me Drejtorin tonë Ambasadori Kureta bisedoi për mundësitë për zhvillim të mëtejshëm dhe në mënyrë sa më të mirë të bashkëpunimit midis institucioneve bullgare dhe shqiptare në fushën e medias dhe shtypit.
“Produktet bullgare në Shqipëri janë të njohura, mbi gjashtëdhjetë janë firmat bullgare në Shqipëri, mbi 14 mijë turistë bullgarë kanë vizituar Shqipërinë vitin e kaluar. Shifrat janë të vogla, mirëpo jemi shpresëplotë sepse jemi në rrugë të drejtë dhe nga viti në vit numrat po rriten” – tha Ambasadori Kureta. Në intervistën, të cilën ai dha për Radio Bullgarinë, ra fjalë për shumë aspekte të marrëdhënieve tona ndërshtetërore – për përparësitë dhe vështirësitë në sferat e ekonomisë, energjetikës, projekteve ndërkombëtare që do të inkurajojnë kontaktet në rajonin tonë ballkanik, për mundësitë për shfrytëzimin e përvojës bullgare në rrugën evropiane të Shqipërisë e kështu me radhë.
Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41% dhe ishte më e larta që nga viti..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..
Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..