Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Sulme në seli lokale të partisë prokurde pas atentateve në Kajseri

Foto: BGNESZyrat e Partisë Demokratike të Popujve u sulmuan një ditë pas atentatit në Kajseri, në të cilin vdiqën 14 ushtarë turkë dhe u plagosën 55 veta, informoi DPA. Vandalë kanë hedhur gurë kundër selive të partisë në Stamboll dhe Ankara, në rrjetet sociale shfaqën thirrje për vrasjen e deputetëve të saj dhe të përfaqësuesve të tjerë të partisë. Partia Demokratike e Popujve, e cila është prokurde dënoi ashpër atentatet në Kajseri, të cilat, sipas institucioneve zyrtare, janë organizuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Mijëra kompani greke në Bullgari ekzistojnë vetëm formalisht

СнимкаGazeta “Kathimerini” pohon, se mijëra kompani në Bullgari ekzistojnë vetëm në letër dhe janë regjistruar vitet e fundit nga grekë me qëllim evitimin e tatimeve. Sipas një studimi të Universitetit të Bristolit nga 14 mijë firma të tilla të regjistruara në Bullgari, vetëm 3000 punojnë në të vërtetë.

Gruevski bëri thirrje që diplomatët e huaj të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë


Foto: BGNESNikolla Gruevski, lideri i partisë VMRO-DPMNE, e cila sapo fitoi zgjedhjet parlamentare në Maqedoni bëri thirrje që “disa diplomatë të huaj të ndalojnë ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe të respektojnë statusin e tyre diplomatik”. Në një miting para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup Gruevski insistoi për ndalimin e presionit mbi institucionet shtetërore. “VMRO-DPMNE nuk do të lejojë “kantonizimin” e Maqedonisë dhe do luftojë për “de-sorosizimit” të shtetit” – tha ai dhe shpalli se do të fillojë të përkrahë aktivisht shoqërinë civile me anë të rregullave të reja për financimin e fondacioneve, siç bëhet kjo në shtetet më bashkëkohore në botë.

Çdo ditë 30 migrantë dalin nga Serbia, derisa 50 të tjerë hyjnë në të


Foto: BGNESMinistri serb i punës dhe politikës sociale Aleksandër Vulin alarmoi, se çdo ditë nga Serbia dalin 30 refugjatë, kurse 50 të tjerë hyjnë. Në këtë situatë Beogradi përpiqet të mbrojë bilancin prej rreth 6000 migrantëve në territorin e shtetit. Sipas ministrit shpenzimet për ta vijnë jo vetëm nga buxheti shtetëror, por edhe nga donacione të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. “Morëm premtime dhe vitin tjetër presim më shumë mjete financiare”, informoi Vulin.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD