Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivelina Vasileva hodhi poshtë ankesën e “Montupet” kundër ndalimit të një instilacioni për alumin

Një nga ndërtesat e uzinës "Montupet" në Ruse
Foto: BGNES

Ministrja e mjedisit dhe ujërave Ivelina Vasileva hodhi poshtë ankesën e kompanisë franceze “Montupet” kundër urdhrit të Inspektoratit Rajonal të Mjedisit dhe të Ujërave të qytetit verior Ruse nga nëntori i vitit 2016 për ndalimin e punës së një pjese të instilacionit për shkrirjen e aluminit në uzinën "Montupet". Atje prodhohen e detaje për automjete dhe pjesë riparimi. Ky urdhër është lëshuar pas shumë kontrollimeve për arsye të sinjaleve të qytetarëve të qytetit Ruse për erë të keqe në rajonin e uzinës. Janë konstatuar shkarkime të lëndëve ndotëse në ndërtesat e prodhimit dhe emetime të pakontrolluara në ajër që i tejkalojnë normat në sheshin e prodhimit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD

Në tetor do të propozojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengenin tokësor

Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..

botuar më 24-09-24 2.57.MD

Dimitër Gllavçev drejt bullgarëve në SHBA: Ajo që na mungon është uniteti

Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..

botuar më 24-09-24 1.56.MD