Po formohet një krizë në lidhje me qeverinë teknike, të cilën duhet ta emërojë në ditët e para të mandatit të tij presidenti i ri Rumen Radev. Ekspertët refuzojnë postet e ministrave. Ndoshta Rumen Radevi do të duhet të përdorë një pjesë të ekipit të tij për postet në Këshillin e Ministrave, shkruan “Trud”.
„Valë e re kundër Rusisë“ është titulli kryesor i gazetës “Duma”. “Senatorë amerikanë kërkojnë sanksione të reja kundër Moskës. Presidenti bullgar Plevneliev kërkon nga Prumpi, që ai të mos pajtohet me Putinin” – informon gazeta. “Plevnelievi dhe akoma 16 liderë të tjerë me një letër drejtuar Trumpin në favor të Sorosit” – ky është titulli i “Monitor”-it. Një artikull i gaztës “24 orë” citon raportin, sipas të cilit Rusia disponon me diskreditime kundër presidentit të ri amerikan Donald Trump. Disa hakerë rusë, të cilët kanë punuar për Trumpin kanë qenë fshehur përkohësisht në qytetin Plovdiv.
Në zbatim të planit për luftimin e kriminalitetit të zakonshëm deri në fundin e vitit në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të emërohen 3000 nëpunës të rinj – kryesisht ish policë apo ish ushtarakë – kështu “Kapital Daily” citon ministren e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova.
Me deri më 15 vjet burgim do të ndëshkohen trafikantët e të miturve, të cilët përdorin violencë apo në së bëhet e qartë se ata janë zyrtarë shtetëror. Kjo parashikohet nga ndryshimet e Kodit Penal, shkruan “Telegraf”. Ndëshkimi minimal i sanksioneve për trafikantët e refugjatëve bëhet 5 vjet, gjobat për ta do të jenë midis 7 500 dhe 12 500 euro.
Pacientët dhe mjekët protestojnë kundër vështirësimeve të aksesit tek mjekimi i hepatitit C, shkruan “Sega”. Arka Kombëtare e Shëndetësisë do të paguajë për terapinë më të re për këtë sëmundje në përputhje me parimet ekonomike: medikamente nuk do t’u ofrohen narkomanëve dhe alkoolikëve dhe pacientëve, për të cilët pritet se nuk do të jetojnë gjatë .
Banka Botërore aktualizoi deri më 3,2% rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto të Bullgarisë, shkruan “24 orë”.
Kryeministri Bojko Borisov, i cili dha dorëheqje, dërgoi një helikopter ushtarak për transportimin e një fëmijës me li të dhenve dhe me plagë të qelbëzuar, i cili kishte nevojë për mjekim të specializuar urgjent, shkruajnë gazetat e sotme.
Gazeta “Standard” rekomandon që aeropati i Sofjes të emërtohet në nder të apostullit bullgar të lirisë Vasill Levski. Sivjet do të shënojmë përvjetorin e 180-të të lindjes së bullgarit të madh.
Përpilloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Festimet e Pavarësisë në Veliko Tërnovo filluan në kishën “40 Martirët e Shenjtë” , ku më 22 shtator 1908, Princi Ferdinand i Parë lexoi Manifestin . “Ne e dimë se me duar të shtrënguara mund të arrijmë shumë më tepër sesa me..
Në lidhje me publikimet dhe deklaratat e shumta të zyrtarëve nga Hungaria për çështjen e dërgimit të pajisjeve të komunikimit në territorin e Libanit dhe Sirisë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare thekson se si rezultat i inspektimeve të kryera..
Për herë të parë Bullgaria u përfaqësua në Konkursin Botëror të Përgatitjes së Paella në Valencia - World Paella Day /Dita Botërore e Paella-s/. Nikollaj Todorov-Nik së bashku me Rostisllav Nenov lanë gjurmë të qëndrueshme në historinë e konkursit..
Nga 23 deri më 28 shtator, Sofja dhe Vidin do të presin Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare për Provincat Romake të Danubit me temën "Peizazhet..
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të..
Në një takim në Nju Jork me sekretarin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov ngriti..