Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-02-07 3.57.MD

Снимка
Lideri i skemës së turneut të tenisit “Garanti Koza Sofia Open” Dominic Thiem (majtas) dhe i dyti në skemë – David Goffin luajtën tenis nën çatinë prej qelqit të kompleksit antik “Serdika” në qendrën e Sofjes. Pas demonstrimit dy yjet e tenisit patën një takim me përfaqësuesit e mediave. Foto: BGNES

Снимка
Me nderime ushtarake, gajde rodopëse dhe vendosjen e kurorave dhe luleve banorët e Varnës shënuan 117 vjetorin e vdekjes së Kapitenit Petko Vojvoda – revolucionar dhe pjesëmarrës në Lëvizjen nacional-çlirimtare. Foto: BTA

Снимка
Dimitër Kuzmanovi dhe Alex Lazovi arritën fitoren e parë për Bullgarinë në turneun “Sofia Open”. Në xhiron e parë ata mposhtën çiftin Ariel Behar (Uruguai) dhe Andrey Vasilevski (Bjellorusi) me 6:4, 6:7(9), 10:7. Foto: BGNES Снимка
Në Akademinë Bullgare të Shkencave u paraqit ekspozita e fotografive të Bojan Petrovit dhe libri i tij debutues “Shatë të parët”. Theksi kyç i veprave të zoologut dhe alpinist bullgar ishin ekspeditat e tij në pesë majat e Pakistanit me lartësi prej tetëmijë metrashe. Bojani është i vetmi zoolog i cili i ka ngjitur tetë nga 14 majat tetëmijëshe të botës. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mbi 45 sipërmarrje – prodhues dhe tregtarë marrin pjesë në ekspozitën tregtare “I besoni produktet bullgare”, që zhvillohet në Dyqanin Qendror Universal të Sofjes. Firmat ofrojnë ushqime bullgare, pije, produkte..

rinovuar më 17-05-12 2.53.MD

Dita në fotografi

Solemnisht u shënua 135-vjetori i themelimit të Gjimnazit “Car Simeon Veliki” në qytetin e Vidinit. Nxënës, mësues dhe ish nxënës i shkollës kaluan në një precesion festiv përmes pjesës qendrore të qytetit. Në..

rinovuar më 17-05-11 3.30.MD

Dita në fotografi

Ceremonia solemne për dorëzimin e titullit të nderit “Doktor honoris kauza” prof. Dan Shehtman – laureatit të Nobelit për kimi për vitin 2011, u mbajt në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1982 prof. Shehtman e zbulon ekzistencën e..

rinovuar më 17-05-10 2.02.MD