Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-04-07 2.17.MD

Снимка
Në ditët para Pashkëve për vitin e dytë me radhë bashkia e Bllagoevgradit u shndërrua në një “qytezë të Pashkëve”. Fëmijët e kopshteve dhe çerdheve të qytetit i kanë renditur këtu shtëpitë dhe këndet e tyre unike me simbole dhe suvenire punë dore, të lidhura me Ditën e Llazarit dhe me të Dielën e Dafinave. Foto: BTA

Снимка
Nxënës nga qyteti i Pernikut të ndarë në 19 skuadra bojatisën 57 vezë prej gipsi. Konkursi “Veza e vizatuar” zhvillohet çdo vit në vigjiljen e Pashkëve. Foto: BTA

Снимка
Ceremonia e Betimit të Hipokratit për mjekët e rinj në Universitetin Mjekësor të Plevenit. Foto: BTA Снимка
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev dhe bashkëshortja e tij Mehriban Alieva e vizituan pavijonin bullgar në Ekspozitën Turistike Ndërkombëtare AITF në Baku. Foto: BTA Снимка
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve (më 8 prill), grupe rinore për folklor rom u paraqitën në një koncert në qytetin e Montanës. U treguan vallëzime, këngë dhe dramatizime sipas përrallave dhe legjendave rome. Foto: BTA

Снимка
Më 8 prill do të zhvillohet numërimi i parë i harabelave në Bullgari. Kjo është pjesë e fushatës “T’i numërojmë harabelat”, organizuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve. Secili mund të përfshihet ditën e shtunë nga ora 9:00 e deri më 12:00 duke i regjistruar në sajtin www.vrabcheta.bg Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Në rezervatin arkitekturor “Plovdivi i Vjetër” zyrtarisht u hap shtëpia e restauruar “Klianti”. Ajo është ndërtuar në mesin e shekullit XVIII-të dhe konsiderohet si njëra nga godinat më të vjetra rilindëse në rezervat. Për renovimin e..

rinovuar më 17-06-22 1.05.MD

Dita në fotografi

Muzeu Arkeologjik i Burgasit tregon ekspozitën e re për stinën turistike. Vizitorët mund të njihen me tri nga thesaret më mbresëlënëse të lidhura me historinë e paraardhësve tanë. Bëhet fjalë për Thesarin e Nadsentmikllosh-it,..

rinovuar më 17-06-21 2.26.MD

Dita në fotografi

Rruga e re e zanateve në Plovdivin e Vjetër shpejt u bë një atraksion turistik. Mbi dhjetë mjeshtër tregojnë zanate të ndryshme popullore para turistëve dhe miqve të Plovdivit. Foto: BTA Grupe me turistë të huaj i..

rinovuar më 17-06-20 2.22.MD