Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-04-13 3.03.MD

СнимкаNë qytetin e Bosilegradit të Serbisë fillon edicioni i 24-të i Festivalit Ndërkombëtar Fëmijëror të Pashkëve. Fëmijët nga komunitetet bullgare në Moldavi, Ukrainë, Maqedoni dhe Serbi mblidhen për një garë gazmore me këngë, valle dhe lojëra. Ndër të ftuarit për hapjen e festivalit është edhe Kryeministri teknik i Bullgarisë Ornjan Gerxhikov. Foto: BTA

Снимка
Ekspozita fëmijërore “Le të jetë dritë” i mirëpret pasagjerët e Aeroportit të Sofjes me rastin e Pashkëve. Foto: BTA

Снимка
Pjesëmarrësit e seminarit të Fondacionit “Kujtesë Bullgare” u mblodhën në kopshtin detar të Varnës. Për herë të parë përfaqësues të 8 vendeve u përfshin në të – Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Rumania, Serbia, Ukraina, Moldavia, Republika e Maqedonisë. Foto: BTA

Снимка
Në aulën e Universitetit të Sofjes u mbajt seminari shkencor bullgaro-japonez “Shkencë, teknologji dhe inovacione për shoqërinë e së ardhmes”. Lektor i posaçëm ishte dr. Hiroshi Amano nga Universiteti i Nagojës, i cili është mbajtës i Çmimit të Nobelit për fizikë për vitin 2014. Foto: BTA

Снимка
Në kishën katolike “Virgjëresha Maria nga Fatima” në qytetin e Plevenit u ekzekutua “Rekuiem” i Mocartit nga Filarmonia e Plevenit, Kori “Gena Dimitrova” dhe solistë. Para prezantimit të veprës të gjithë luten për një botë paqësore, pa atentate e dhunë dhe e nderuan viktimat e atakëve të fundit terroristë nëpër botë. Foto: BTA

Снимка
Fillon montimi i art-instalimit prej ombrellave lara-lara, të cilat do të mbyllin me hijen e tyre laramane rrugën qendrore tregtare të Bllagoevgradit me rastin e Pashkëve. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Një aksion për dorëzimin e gjakut organizuan në komunën e Varnës me rastin e 14 qershorit – Ditës botërore të dhurimit të gjakut. Foto: BTA Në aeroportin “Vrazhdebna” fillon stërvitja ndërkombëtare e fluturimit С-27J..

rinovuar më 17-06-14 2.37.MD

Dita në fotografi

Rrugica e librave u hap në qendrën e Plovdivit. Ajo është pjesë nga festivali tradicional “Plovdivi lexon”. Sivjet këtu paraqiten mbi 40 shtëpi botuese nga tërë bota. Foto: BTA Pallati në Banjë ose Shtëpia Mbretërore është..

rinovuar më 17-06-13 1.05.MD

Dita në fotografi

Pas përfundimit të gurmimeve arkeologjike dhe punimeve restauruese e ashtuquajtura Kula trekëndëshe e Serdikës antike do të hapë dyer për vizita. Foto: BGNES Muzeu Historik Kombëtar mori një dhuratë tepër të vlefshme –..

rinovuar më 17-06-12 2.28.MD