Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-04-19 4.26.MD

Снимка
Në kuadrin e edicionit të 45-të të Konkursit kombëtar për letërsi debutuese “Pranvera Jugore” në qendrën e Haskovos zhvillohet bazari tradicional i librave me pavijone të 23 shtëpive botuese bullgare. Foto: BTA

Снимка
Me shfaqen festive me titull “Të mbetemi pasanikë” Ansambli përfaqësiv i valleve “Mezdra” shënon përvjetorin e tij të 70-të. Në Teatrin dramatik dhe të kukullave në qytetin e Vracës më shumë se 150 valltarë, këngëtarë popullore dhe muzikantë paqartën artin popullor dhe pasurinë muzikore të të gjitha krahinave të Bullgarisë. Foto: BTA

Снимка
Koncert të orkestrës frymore “Vivo” organizoi Bashkia e Montanës në sheshin qendror “Zheravica” me rastin e 80-vjetorit nga kompozimi i Valles së Danubit. Kënga emblematike u krijua në vitin 1937 nga kompozitori Diko Iliev i cili ka banuar në qytetin e Montanës dhe ka themeluar shumë orkestra frymore në Bullgarinë Veriperëndimore. Në koncert u ekzekutuan valle dhe marshe të Diko Ilievit. Foto: BTA

Снимка
Ekspresionisti i njohur bullgar Matej Mateev-Matju e hapi ekspozitën e tij të radhës vetjake “Gruaja... me ose pa aureolë” në sallën e Lidhjes së piktorëve të Burgasit. Foto: BTA

Снимка
Sot fillon puna e tij legjislatura e 44-të e Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Në rezervatin arkitekturor “Plovdivi i Vjetër” zyrtarisht u hap shtëpia e restauruar “Klianti”. Ajo është ndërtuar në mesin e shekullit XVIII-të dhe konsiderohet si njëra nga godinat më të vjetra rilindëse në rezervat. Për renovimin e..

rinovuar më 17-06-22 1.05.MD

Dita në fotografi

Muzeu Arkeologjik i Burgasit tregon ekspozitën e re për stinën turistike. Vizitorët mund të njihen me tri nga thesaret më mbresëlënëse të lidhura me historinë e paraardhësve tanë. Bëhet fjalë për Thesarin e Nadsentmikllosh-it,..

rinovuar më 17-06-21 2.26.MD

Dita në fotografi

Rruga e re e zanateve në Plovdivin e Vjetër shpejt u bë një atraksion turistik. Mbi dhjetë mjeshtër tregojnë zanate të ndryshme popullore para turistëve dhe miqve të Plovdivit. Foto: BTA Grupe me turistë të huaj i..

rinovuar më 17-06-20 2.22.MD