Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-04-25 2.51.MD

Снимка
Kubrat Pulevi dhe Kevin Xhonsëni mbërritën sot në Bullgari për ndeshjen e tyre më 28 prill në sallën “Arena Armeec”. Dy boksierët do të konkurrohen për titullin interkontinental të WBA. Foto: BGNES

Снимка
Një konkurs për ide më të mira për gjelbërimin e lagjes artistike “Kapana” të Plovdivit është shpallur deri në fund të majit. Foto: BGNES

Снимка
Ekspozita e piktorit korean dhe mjeshtër të instalimeve Ik-Xhung Kang do të hapet sonte në Galerinë e Sofjes “Kështjella”. Ajo titullohet “Kavanozat e hënës” dhe përmban 13 vepra të krijuara me teknikë të përzier mbi dru. Foto: BTA

Снимка
U hap forumi vjetor për teknologji, inovacione dhe investime “Webit” në “Sofje tech park”. Edicioni i tij i tetë do të mbledhë në territorin e parkut të parë shkencoro-teknologjik të Bullgarisë përfaqësues të biznesit, teknologjive, shkencave dhe politikës. Foto: BTA

Снимка
Koleksioni i ri i tulipanëve atraktivë i gëzon vizitorët e Kopshtit universitar botanik në qytetin bregdetar të Varnës. Në park janë mbjellë mbi 25 000 kokrra nga 70 lloje tulipanësh. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Filluan fluturimet stërvitëse të Forcave Ushtarake-Ajrore me rastin e paradës së ardhshme ushtarake më 6 maj, me të cilën do të shënohet Festa e Ushtrisë Bullgare dhe Dita e Trimërisë. Gjatë ditëve në vijim në qiellin mbi Sofjen aeroplanë..

rinovuar më 17-05-03 11.57.PD

Dita në fotografi

Në Sofje u inaugurua një grafit katërmetrash i kampionit interkontinental në kategorinë e rëndë të Asociacionit Botëror të Boksit dhe pretendenti për titullin botëror – Kubrat Pulev. Prapa idesë dhe realizimit të projektit qëndron..

rinovuar më 17-05-02 2.58.MD

Dita në fotografi

Gara tradicionale pranverore u mbajt në stadiumin “Himik”, në të cilën morën pjesë nxënës dhe mësues nga Gjimnazi gjuhësor i Dimitrovgradit. Foto: BTA Breshkët në Kopshtin e Borisit i gëzojnë rrezet e diellit. Foto: BTA..

rinovuar më 17-04-28 2.24.MD