Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-04-27 2.54.MD

Снимка
Qyteti i Vracës është mikpritës i garës “Kompania më e mirë arsimore”, organizuar nga “Junior Achievement Bullgaria”. Në të marrin pjesë 24 kompani arsimore nga 10 shkolla të Bullgarisë. Synimi i aktivitetit është t’u jepet mundësi nxënësve në një mjedis konkurrues të demonstrojnë aftësitë e tyre për marketing dhe shitje, ku njëkohësisht duhet mbrojtur idenë e tyre të biznesit para jurisë. Dhjetë kompani do të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në garën kombëtare më 1-2 qershor. Kompania e cila do të klasifikohet në pozitën e parë do ta përfaqësojë Bullgarinë në garën evropiane “JA Europe Company of the  Year Competition”. Foto: BTA

Снимка
Dhjetra bullgarë nga qyteti i Bosilegradit organizuan fushatën e radhës për dhurimin e gjakut në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Prej vitesh ky spital i mjekon falës përfaqësuesit e komunitetit bullgar në Serbinë Lindore dhe me këtë aktivitet ata shikojnë një mundësi falënderimi për kujdesin e mjekëve. Foto: vma.bg

Снимка
Në kuadrin e Konferencës së VI-të Evropiane të Robotikës Arsimore në Sofje u mbajtën gara të robotikës, sipas rregullave ndërkombëtare për reobotikën garuese dhe një raund i hapur për pajisje “të mençura” të robotizuara. Foto: BTA

Снимка
Pamje pranverore nga kopshti para galerisë “Pallati” në Sofje. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mbi 45 sipërmarrje – prodhues dhe tregtarë marrin pjesë në ekspozitën tregtare “I besoni produktet bullgare”, që zhvillohet në Dyqanin Qendror Universal të Sofjes. Firmat ofrojnë ushqime bullgare, pije, produkte..

rinovuar më 17-05-12 2.53.MD

Dita në fotografi

Solemnisht u shënua 135-vjetori i themelimit të Gjimnazit “Car Simeon Veliki” në qytetin e Vidinit. Nxënës, mësues dhe ish nxënës i shkollës kaluan në një precesion festiv përmes pjesës qendrore të qytetit. Në..

rinovuar më 17-05-11 3.30.MD

Dita në fotografi

Ceremonia solemne për dorëzimin e titullit të nderit “Doktor honoris kauza” prof. Dan Shehtman – laureatit të Nobelit për kimi për vitin 2011, u mbajt në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1982 prof. Shehtman e zbulon ekzistencën e..

rinovuar më 17-05-10 2.02.MD