Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-05-10 2.02.MD

СнимкаCeremonia solemne për dorëzimin e titullit të nderit “Doktor honoris kauza” prof. Dan Shehtman – laureatit të Nobelit për kimi për vitin 2011, u mbajt në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1982 prof. Shehtman e zbulon ekzistencën e kuazikristaleve – modeleve të atomeve të cilat janë konsideruar si të pamundshme. Për këtë zbulim u dallua me Çmimin e Nobelit. Foto: BTA

Снимка
Monumenti i presidentit të 40-të të SHBA-ve (1981-1989) Ronald Regan u inaugurua në Parkun Jugor të Sofjes. Foto: BTA

Снимка
Qindra besimtarë u përfshinë në procesion me ikonën e Shën Hyjlindëses në qytetin e Asenovgradit për festën e madhe të krishterë Rrëshajë. Çdo vit në këtë ditë njerëzit e nxjerrin ikonën jashtë Kishës “Shën Hyjlindësja” dhe e mbajnë deri në Manastirin Baçkovo “Fjetja e Hyjlindëses”. Foto: BTA

Снимка
Me rastin e Ditës së Evropës dhe 10-vjetorit nga anëtarësimi i Bullgarisë në Bashkimin Evropian, Zyra Informative e Parlamentit Evropian dhe Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari organizuan një program 3D-mapping. Shouja “Evropa – shtëpia jote” u kushtua historikut të anëtarësimit të Bullgarisë në BE dhe të vlerave të përbashkëta të Unionit. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Në Sofje u inaugurua një grafit katërmetrash i kampionit interkontinental në kategorinë e rëndë të Asociacionit Botëror të Boksit dhe pretendenti për titullin botëror – Kubrat Pulev. Prapa idesë dhe realizimit të projektit qëndron..

rinovuar më 17-05-02 2.58.MD

Dita në fotografi

Gara tradicionale pranverore u mbajt në stadiumin “Himik”, në të cilën morën pjesë nxënës dhe mësues nga Gjimnazi gjuhësor i Dimitrovgradit. Foto: BTA Breshkët në Kopshtin e Borisit i gëzojnë rrezet e diellit. Foto: BTA..

rinovuar më 17-04-28 2.24.MD

Dita në fotografi

Qyteti i Vracës është mikpritës i garës “Kompania më e mirë arsimore”, organizuar nga “Junior Achievement Bullgaria”. Në të marrin pjesë 24 kompani arsimore nga 10 shkolla të Bullgarisë. Synimi i aktivitetit është t’u jepet..

rinovuar më 17-04-27 2.54.MD