Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-06-28 2.52.MD

Снимка
Sot në Shkollën bullgare për qen udhëzues u mbajt ceremonia e përfundimit të klasës së sivjetshme të qeneve që i ndihmojnë njerëzit e verbër. Foto: BGNES

Снимка
Foto-kurthi për monitorim të shqiponjës së vogël të rosave u montua për herë të parë në Bullgari nga Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve. Foletë të cilat janë vëzhguar gjenden në malin Sakar dhe kodrave Dervent. Foto: BTA

Снимка
Fushata e korrjes së elbit është duke u përfunduar në Kooperativën bujqësore “Hristo Botev” të Burgasit. Kombajnat bashkëkohore e grumbullojnë grurin në hapësirë prej 4200 dynymë, kurse shoqërues të tyre janë një tufe lejlekësh të cilët po kërkojnë ushqim. Mendimi i specialistëve është se rendimenti është sipas pritjeve të tyre. Foto: BTA

Снимка
Mbi 100 flutura të bukura tropike jetojnë afër qytetit bregdetar të Varnës në “Shtëpinë e Fluturave”. Foto: BGNES

Снимка
Me nderime ushtarake para shtabit të Forcave Ushtarake Detare në qytetin e Varnës u mirëprit kundëradmirali Mirosllav Mordel – inspektor i Forcave Ushtarako Detare të Polonisë. Ai është për një vizitë zyrtare nga 27 e deri më 30 qershor. Foto: BTA

Снимка

Në kuadrin e Ditëve të kulturës ruse në qytetin e Dobriçit, një koncert për banorët dhe miqtë e qytetit dhanë Ansambli i valleve “Fantazi”, Trio vokale “Cirilik” dhe këngëtarja popullore Svetllana Miroshniçenko – artiste e merituar e Rusisë. Foto: BTA


Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Në fshatin Tërnava me rite të vjetra u hap zyrtarisht fushata e korrjes në bashkinë e Tunxhasë. Foto: BTA Festivali “Botë pa dhunë” organizohet për herë të dytë nga Fondacioni “Dorë për ndihmë” në parkun Shën Gjergji..

rinovuar më 17-06-16 3.39.MD

Dita në fotografi

Në poligonin ushtarak “Koren” afër Haskovos u mbajt etapa përfundimtare e stërvitjes taktike ushtarake “Kundërsulm 2017”. Morën pjesë 600 ushtarakë dhe 150 njësi të teknikës ushtarake. Foto: BTA Ekipi i Qendrës kërkimore..

rinovuar më 17-06-15 3.05.MD

Dita në fotografi

Një aksion për dorëzimin e gjakut organizuan në komunën e Varnës me rastin e 14 qershorit – Ditës botërore të dhurimit të gjakut. Foto: BTA Në aeroportin “Vrazhdebna” fillon stërvitja ndërkombëtare e fluturimit С-27J..

rinovuar më 17-06-14 2.37.MD