Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-06-29 3.49.MD

Снимка
Kompania finlandeze e mbrojtjes “Patria” bëri sot në liqenin artificial “Koprinka” afër qytetit të Kazanllëkut demonstrim të makinës së blinduar “Patria AMV”. Ajo është destinuar për nevojat e ushtrive tokësore dhe gërsheton mbrojtjen e lartë, kalueshmërinë, lëvizshmërinë, komoditetin, kapacitetin e qitjes dhe aftësinë amfibe. Foto: BGNES

Снимка
Ekspozita e fotografive “25 vjet Bullgaria në Antarktidë” u hap në godinën qendrore të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ajo organizohet nga Instituti Antarktik Bullgar për shënimin e ekspeditës së 25-të deri në Kontinentin e Akullt. Foto: BTA

Снимка
Me rastin e Festës së zejtarisë, që shënohet në Ditën e Apostujve të Shenjtë Petro e Pavli, në qendrën e Sofjes filloi festivali treditor me demonstrime të zanateve tradicionale bullgare. Foto: BGNES

Снимка
Varna është mikpritëse e prezantimit të parë të kulinarisë me mjaltë. Kuzhinierë nga Bullgaria dhe Italia demonstruan përgatitjen e gatimeve ku si pjesë përbërëse dominon mjalti. Foto: BGNES

Снимка
Edicioni i dhjetë i Festivalit të figurave prej rërë do të hapet zyrtarisht më 30 qershor në qytetin bregdetar të Burgasit. Sivjet qyteti prej rërë u krijua nga 21 skulptorë nga Bullgaria, Çekia, Polonia, Ukraina, Turqia, Gjermania, Letonia, Portugalia, Rusia. Në kuadrin e festivalit do të prezantohen 50 figurë në 20 kompozime, të krijuara nga 5600 tona rërë. Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Me sukses përfundoi projekti më madhështor për konservim, restaurim, socializim dhe popullarizim të Qendrës antike qeramike në afërsi të qytetit të Pavlikenit. Foto: BTA Hapet ekspozita bujqësore BATA AGRO 2017 në..

rinovuar më 17-05-16 3.21.MD

Dita në fotografi

Në qytetin e Bosilegradit me iniciativë të Qendrës kulturoro-informative “Bosilegrad” dhe Shoqatës “GLAS” u hap ekspozita dokumentare kushtuar 100 vjetorit nga vënia në flakë e qytetit në kohën e Luftës së dytë botërore. Në çeljen e..

rinovuar më 17-05-15 3.50.MD

Dita në fotografi

Mbi 45 sipërmarrje – prodhues dhe tregtarë marrin pjesë në ekspozitën tregtare “I besoni produktet bullgare”, që zhvillohet në Dyqanin Qendror Universal të Sofjes. Firmat ofrojnë ushqime bullgare, pije, produkte..

rinovuar më 17-05-12 2.53.MD