Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-06-30 3.23.MD

Снимка
Mijëra banorë të Varnës dhe miq të qytetit kërkuan freski nga temperaturat e larta afër detit. Foto: BTA

Снимка
Në Bankën Popullore Bullgare u paraqit monedha përkujtimore prej bakri me temë “140 vjet nga lidhja e Elin Pelinit” nga seria “Krijues bullgarë”. Autorë të projektit janë Pllamen Çernev dhe Presllav Çernev. Foto: BTA

Снимка
Nga sot hapet tuneli i rinovuar “Eçemishka” i autostradës “Hemus” në drejtim të qytetit bregdetar të Varnës. Foto: BTA

Снимка
Më 30 qershor para Stadiumit Kombëtar “Vasil Levski” startoi zyrtarisht projekti “Linja e gjelbër Vitosha”. Synimi është të sigurohet qasje më e lehte te pika të ndryshime të malit përreth Sofjes – Vitosha. Në autobusët ka 26 ulëse, ka edhe vend për biçikleta. Linja fillon për vitin e shtatë me radhë dhe është falas. Foto: BGNES

Снимка
Në moshën 95 vjeç d-r Jordan Tanev nga qyteti i Nova Zagorës akoma po praktikon profesionin e vet. Ai është mikrobiolog dhe u shpall për mjekun më të vjetër, i cili është shembull dhe frymëzim për profesionin. Foto: BGNES

Снимка
Rruga e zanateve tashmë i mirëpresë vizitorët në rajonin e Pazarit qendror të qytetit të Varnës. Në nëntë pavijonet e rrugës “Drin”, veprat e tyre kanë treguar mjeshtër të drugdhendjes, poçerisë, ikonave, pikturave mbi qelq. Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Në fshatin Tërnava me rite të vjetra u hap zyrtarisht fushata e korrjes në bashkinë e Tunxhasë. Foto: BTA Festivali “Botë pa dhunë” organizohet për herë të dytë nga Fondacioni “Dorë për ndihmë” në parkun Shën Gjergji..

rinovuar më 17-06-16 3.39.MD

Dita në fotografi

Në poligonin ushtarak “Koren” afër Haskovos u mbajt etapa përfundimtare e stërvitjes taktike ushtarake “Kundërsulm 2017”. Morën pjesë 600 ushtarakë dhe 150 njësi të teknikës ushtarake. Foto: BTA Ekipi i Qendrës kërkimore..

rinovuar më 17-06-15 3.05.MD

Dita në fotografi

Një aksion për dorëzimin e gjakut organizuan në komunën e Varnës me rastin e 14 qershorit – Ditës botërore të dhurimit të gjakut. Foto: BTA Në aeroportin “Vrazhdebna” fillon stërvitja ndërkombëtare e fluturimit С-27J..

rinovuar më 17-06-14 2.37.MD