Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për lindjen e një gjëegjëze

БНР Новини
Foto: Ljudmill Fotev

“Të trokasim mbi dru” është titulli i pjesës së tri muzikantëve, të bashkuar në formacionin e muzikës xhaz “Gjëegjëza”. Pas shfaqjes së videos pranë saj në internet përkthimi elektronik që automatikisht doli nën video qe shumë imoral. Prandaj pastaj anëtarët e trios ishin më të vëmendshëm me zgjedhjen e titujve të tjera – natyrisht pa humbur ndjenjën e tyre të humorit dhe duke përpjekur të respektojnë traditat.

Pasi e pa videon në fjalë në Vjenë, ku po punon, Ljubomir Gospodinov menjëherë nisi për në Sofje dhe arriti këtu në ditën, kur protagonistët e spotit Teodosij Spasov dhe Eroll Rakipov qenë në studio për të incizuar pjesën. Kështu ai u bashkua në këtë magji muzikore dhe pak pas kësaj shfaqi pjesa e parë e projektit “Të trokasim mbi dru”. Reagimet e publikut qenë aq të mira, se Teodosij Spasov pothuaj menjëherë mblodhi përsëri ekipin dhe këtë herë tek saksofoni dhe klarineta e Ljubomirit u shtua dhe bas-klarineta.

Diskutimet paraprake në studio qenë pak. U saktësuan vetëm tonaliteti, ritmika, struktura dhe kohëzgjatja. Fantazia e kavallit të Teodosij Spasovit  nisi për në rrugën e vet, pas murmurimës së marimbës. Kundërshtari këtu është sopran-saksofoni, i cili derdhet si një rrëke  prej rrëzave të diellit. Kavali na çon në qiell me tonet e tij të larta, kurse marimba na mban në tokë. Dhe pas shtatë minutash lindi pjesa “Përpjekja për fluturim”, e kushtuar narratorit të madh bullgar Jordan Radiçkov. Natyrisht pjesa është në bazë të veprës së tij me të njëjtin titull, që në vazhdim të dekadave prezantohet në skenat tona teatrale.




Deti muzikor lind nga shkopi i marimbës dhe nga “kripa” e saksofonit. Teodosij, si zakonisht shumë kreativ, duke folur për titujt, u pajtua me ndarjen e titullit të këngës nga mali Starnxha “Mari Maro” (Moj Maro) kështu që të duket si një shprehje spanjolle “Mar y mar Oh!” – të mos harrojmë se Eroll Rakipov krijon pranë Detit të Karaibeve. Po, mirëpo finali i veprës sjell konotacione të tjera, me të cilat është lidhur nëntitulli – “Dhurimi i Gjelit”.

Emri i formacionit “Gjëegjëza” është dhënë përsëri nga Teodosij Spasov. Para më se 20 vjetësh ai dhe tre muzikantë të tjerë bullgarë të xhazit – Anatolij Vapirov, Stojan Jankullov dhe Eroll Rakipov krijuan në Majami kuartetin “Përralla”. Pas kthimit të tyre në Bullgari ata vazhduan përformancat e tyre me emrin “Fairy Tale Trio” (Rakipovi mbeti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Për këtë arsye është krejtësisht logjike që formacioni i ri të quhet “Gjëegjëza”, duke kryer tranzicionin nga tregimi i përrallave deri në zgjidhjen e mesazheve të fshehura të gjëegjëzave. Muzika e Erollit, Teodosijit dhe Ljubomirit na jep ndjenda të ndryshme shpirtërore. Si do të reagoni, varret nga ju.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..

botuar më 24-09-10 6.15.PD

“Të gjitha gënjeshtrat” titullohet kënga e re e interpretuesit të ri Samuell Manueljan

Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..

botuar më 24-09-09 8.10.PD
Georgi Minçev

“Lule për Goshon” mbledh adhuruesit e këngëtarit Georgi Minçev

Miqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..

botuar më 24-09-07 6.10.PD