Deri tashti për pjesëmarrje në maratonën e Sofjes më 15 tetor u regjistruan 2804 pjesëmarrës. Këtë e njoftoi Anatoli Iliev, sekretar organizativ i Strategjisë “Sofja 2018” në një konferencë për shtypin. Në këtë garë, në të cilën pjesëmarrësit do të kalojnë distancat 42.195 kilometra, 21.098 kilometra dhe 10.550 kilometra do të përfshihen edhe 700 të huaj nga 5 kontinente. Starti dhe finali i garës do të jenë para Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”.
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..