Skuadra e futbollit e shkollës së mesme shtetërore “Shën Klementi i Ohrit” në qytetin Lloveç, e cila zuri vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Futbollit për Nxënës gjatë vitit 2016, mori titullin botëror të futbollit për nxënës. Kjo u bë e qartë pasi Komisioni Disiplinar i Federatës Ndërkombëtare për Nxënës e diskualifikoi skuadrën e Turqisë. Shkaku për diskualifikimin e skuadrës turke është pjesëmarrja e lojtarëve të parregullt. Në vend të dytë dhe të tretë pas Bullgarisë janë përkatësisht skuadrat e Francës dhe të Kroacisë. Futbolli për nxënës në Bullgari përkrahet nga Bashkimi Bullgar i Futbollit me fushatën “Le të luajmë futboll”.
Tihomir Ivanov fitoi vendin e tetë në kërcim së larti me rekord personal për sezonin 2,27 m dhe i dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Lojërat Olimpike në Paris . Bilanci për Bullgarinë është shtatë medalje - tre ari, një argjendi dhe tre..
Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij. "Është një nder i madh për mua të pranoj ftesën e Gianni Infantino për të punuar për FIFA. Unë do të përfaqësoj..
Magomed Ramazanov triumfoi me titullin e tretë olimpik për Bullgarinë nga Lojërat në Paris 2024, pasi mundi bindshëm legjendën në mundjen e lirë deri në 86 kg, iranianin Hasan Jazdani Çarati - medalist olimpik i artë dhe argjendi dhe tre herë..