1.2 milionë banesa në Bullgari janë të pabanueshme dhe nuk mirëmbahen, tregon një raport i Bankës Botërore, i përgatitur me porosi të institucioneve bullgare. Fondi i përgjithshëm i banesave tek ne është rreth 3.9 milionë, që do të thotë se, pothuajse çdo një banesë e tretë është bosh. Banka botërore llogarit se 41% nga bullgarët jetojnë në pallate të përmbushura me njerëz. Tek ekonomitë shtëpiake, të cilat janë në rrezik nga varfëria, gjysma e të gjithë njerëzve, 80% nga fëmijët në moshë nën 18 vjeç dhe 59% nga këta midis 16 dhe 29 vjeç, jetojnë në banesa, të cilat konsiderohen të mbipopulluara. 82% nga shtëpitë, të cilat përdoren prej qiraxhinjve, popullohen po kështu prej tepër shumë njerëzve. Përqindja e shtëpive të braktisura dhe të papopulluara është më e lartë në rajonet fshatare – 43%, derisa në qytetet ajo është rreth 25%. Pjesa më e madhe nga fondi i banesave në Bullgari është përbërë prej godinave të amortizuara familjare për shumë persona, të ndërtuara në epokën e komunizmit. Rreth 2 milionë bullgarë jetojnë në palate parafabrikate të pa mirëmbajtura mirë.
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..
Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Festimet e Pavarësisë në Veliko Tërnovo filluan në kishën “40 Martirët e Shenjtë” , ku më 22 shtator 1908, Princi Ferdinand i Parë lexoi..