Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti bullgar ratifikoi Traktatin e Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë

Foto: BGNES

Legjislatura e 44-të njëzëshëm e ratifikoi  me ligji Traktatin e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. Të hënën – 15 janar, Traktati u ratifikua edhe nga Kuvendi Popullor në Shkup.

Dokumenti i nënshkruar nga kryeministrat e të dy shteteve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht 2017 në Shkup përcakton parimet kryesore dhe themelet, mbi të cilat do të zhvillohen marrëdhëniet dypalëshe – këto janë nderimi, mirëbesimi, mirëkuptimi, fqinjësia e mirë, respekti reciprok i interesave.

Ai krijon dhe një bazë ligjore për kremtime të përbashkëta të ngjarjeve dhe personave historikë, të cilat do të përforcojnë marrëdhëniet pozitive ndërmjet të dy popujve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 shtatorin 2024

Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Dukshmëria do të jetë përkohësisht e zvogëluar..

botuar më 24-09-11 7.35.MD

Gjykata lejoi që " Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" i Deljan Peevski të marrë pjesë në zgjedhje

Gjykata e Lartë Administrative anuloi si të paligjshëm refuzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për regjistrimin e koalicionit "Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" (një nga dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri - DPS)..

botuar më 24-09-11 4.11.MD

Parlamenti zgjati me 6 muaj negociatat me Ukrainën për pajisjet bërthamore ruse

Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për..

botuar më 24-09-11 3.16.MD