Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Burimet e Bullgarisë” – pjesë nga iniciativa “Ura Ndërkombëtare e ujit”

БНР Новини

“Natyra për ujin” është motoja e ditës së sotme botërore të ujit. Theksi është mbi kërkimin e zgjidhjeve të përshtatura me natyrën të sfidave të shekullit të 21, të lidhura me resursin e vlefshëm natyror – ujin. Dhe ato janë shumë, sepse në botë 2,1 miliardë veta jetojnë pa ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, gjë e cila prek shëndetin e tyre. Ndryshimet klimatike japin bazë të prognozohet se numri i njerëzve, në rrezik për shkak të përmbytjeve do të rritet nga 1,2 miliardë deri më rreth 1,6 miliardë deri në vitin 2050, që është pothuajse 20% nga popullsia botërore. Njëkohësisht si rezultat i veprimtarisë njerëzore, 64-71% nga zonat e lagështa kanë qenë të humbura gjatë 100 vjetëve të fundit. Këto janë vetëm një pjesë nga të dhënat shqetësuese, të treguara në sajtin e iniciativës “Ura Ndërkombëtare e ujit”-një ngjarje ndërkombëtare me mikpritëse Sofjen.

Në lidhje me ditën Botërore të ujit, Asociacioni Bullgar i ujërave dhe Shoqata “Unë e dua ujin” organizuan një foto-konkurs kombëtar me temë “Burimet në Bullgari”. Qëllimi i tij është të paraqesë kuadro interesante me objekt ujin - nga burimet nëntokësore ose mbitokësore, përfshi dhe burimet minerale, çezmat, banjat. Fotot më interesante dhe më të bukura janë ndodhen në një ekspozitë.

Снимка

Antoaneta Sallfidxh nga shoqata “Unë e dua ujin” shton:

Fotot të cilat mbërritën nga i gjithë vendi, janë shumë të bukura. Sivjet kemi temat janë “Burimet në Bullgari” dhe “Ujëvarat”, prandaj do të paraqesim kuadro interesante. Mblodhëm rreth 200 fotografi. 10 prej tyre, të cilat fituan më shumë zëra online, automatikisht  u bënë pjesë e ekspozitës. Fotografitë janë kureshtare dhe të bukura. Shumë prej tyre janë bërë lart në male, në vende, të cilat janë mjaft të vështira për tu arritur por meriton që të shikohen. Ekspozita sipas traditës përfshin 50 kuadro. Dhjetë prej tyre, siç ju thashë, janë të zgjedhura përmes votimit elektronik, kurse 40 të tjerat janë të treguara nga juria eksperte. Çmimet akoma nuk janë përcaktuar, sepse do të ketë një votim suplementar për fotot e printuar mbi letër. Pikërisht në këtë mënyrë do të zgjidhet dhe fituesi. Dua që të nënvizoj se fondi i dekorimit është mjaft serioz dhe sigurohet nga Ministria e Mjedisit dhe Ujërat.

Снимка

СнимкаNjë nga temat e diskutuara, të cilat e shoqërojnë ekspozitën do të jetë menaxhimi i ujërave minerale. Në Bullgari ka përgjithësisht 225 burime të ujërave minerale. Në pjesën jugore të vendit ato janë 148, ku aty dominojnë burimet e natyrshme. Në pjesën veriore janë 77, pjesa më e madhe të nxjerra përmes sondazhit. Vetit shëruese të ujërave minerale bullgare janë të njohura nga lashtësia deri në ditët tona dhe në rajonet me burime janë ndërtuar klinika-spa dhe banja publike.

Njerëz të shumtë nga i gjithë vendi do të vizitojnë ekspozitën, interesi është i madh. Sivjet ajo do të jetë në Muzeun për historinë e Sofjes, i cili gjendet në godinën e shkëlqyer të Banjës Qendrore minerale. Kështu që nga data 22 mars deri në fund të muajit , ekspozita do të pozicionohet aty dhe do të mund të shikohet. Jo rastësisht e kemi zgjedhur këtë vend-më 26 mars do të mbledhim përfaqësues të ministrive , të cilët drejtojnë burimet minerale në Bullgari, organizata të shumta joqeveritare dhe biznesi, që të diskutojmë temën serioze lidhur me ujërat minerale. Ekspozita “Burimet në Bullgari” do të mund të shikohet dhe online në sajtin e konkursit, e pikërisht waterbridge.info. Tanimë është bërë traditë që këto ekspozita të udhëtojnë, prandaj ekspozita e sivjetshme do të prezantohet në ekspozitën “Uji”, që fillon në fund të muajit mars në Inter Ekspo Qendrën në Sofje, kurse pas kësaj do të udhëtojë nëpër të gjithë vendin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: waterbridge.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD