Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instituti Shkencor Maqedonas: Përkrahja e Bullgarisë ndaj bashkatdhetarëve tanë në Kosovë është e domosdoshme

БНР Новини
Foto: BTA

Kur e ke bërë mirë një punë, duhet të tregosh për këtë. Pikërisht këtë e bënë disa shkencëtarë nga Instituti Shkencor Maqedonas pasi u kthyen nga Republika e Kosovës, ku u takuan me bashkatdhetarët tanë atje. Rasti i vizitës ishte nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës në sferat e veprimit të dy institucioneve – historia, etnologjia, kultura, folklori, gjuha. Instituti Shkencor Maqedonas është një organizatë shkencore bullgare, e themeluar në vitin 1923, e cila ka qëllim studimin e krahinës gjeografike Maqedonia. Gjatë regjimit komunist ai u mbyll dhe puna e tij u rimëkëmb në vitin 1990. Aktualisht bashkëpunëtorët e tij janë më shumë se 80 nga fusha të ndryshme shkencore. Doc. dr. Aleksandër Grebenarov, drejtor i Institutit Shkencor Maqedonas, e shpjegoi interesin ndaj punës së përbashkët me Institutin në Prishtinë me lidhjen e drejtpërdrejtë historike të Bullgarisë me trojet e Kosovës. 

Gjatë Shtetit të Parë Bullgar, si dhe gjatë atij të dytë, Kosova ka qenë në kufijtë e Bullgarisë së Mesjetës. Më vonë – në periudhën 1916-1918, disa prej trojeve të Kosovës hynë në kufijtë e shtetit bullgar. Pas vitit 1941 përsëri disa troje të Kosovës ishin për një periudhë të shkurtër në kufijtë e shtetit bullgar, si ato të Maqedonisë, Trakisë Perëndimore dhe Dobruxhës. Në Kosovë gjithmonë ka pasur tronditje, sepse atje mbizotërojnë shqiptarët, por përbërja etnike ndryshon shumë vrullshëm në çdo një ose dy shekuj – na shpjegoi doc. dr. Aleksandër Grebenarov. 

Nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim mes dy instituteve u bë rasti i vizitës tek bashkatdhetarët tanë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. - Arsyeja shkencore për shpalljen e banorëve të këtyre krahinave “bullgarë” është në vend të parë gjuha e tyre. Specialistja i të folurve bullgare në territorin e Kosovës dhe të Shqipërisë. prof. Luçia Antonova, na shpjegoi se atje përvijohen qartë krahinat Gora dhe Zhupa, si dhe disa vendbanime në rajone të tjera, ku fliten dialekte bullgare.

Bën përshtypje të madhe se megjithë kthesat e historisë këto dialekte bullgare në Kosovën Jugore, në rajonin e Prizrenit, ruhen edhe sot e kësaj dite, megjithëse në këto rajone është mësuar seriozisht gjuha serbe. – vuri në dukje prof. Antonova, duke nënvizuar se “më tipike është ruajtja e morfologjisë bullgare”.

Prof. Antonova shtoi se në rajonet e shënuara ka shumë toponime me prejardhje bullgare. Ajo dha si shembull qytetin Rahovec, i cili është i njohur për faktin se atje banojnë bullgarë. Atje haset gjithashtu mbiemri “Bullgari”. Që prej disa vitesh e këtej në Kosovën Jugore organizohen kurse të gjuhës bullgare, sepse atje ka të rinj, të cilët kanë dëshirë të bëjnë studime në universitetet tona.

Rahovec Foto: kosovoguide.com
Krahas nënshkrimit të memorandumit mes dy instituteve patëm mundësinë të zhvillojmë disa takime politike – tha deputeti dhe anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas Krasimir Bogdanov. – Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë një qëndrim shumë pozitiv ndaj Republikës së Bullgarisë dhe mendoj se kjo është një mundësi për bashkëpunimin tonë të mirë në të ardhmen. Një prej detyrave më të rëndësishme të kësaj vizite për mendimin tim ishte kontakti me njerëzit, të cilët e shpallin veten bullgarë. U takuam me përfaqësues të dy prej organizatave bullgare atje.

Dr. Anton Pançev, specialist në lëmin e albanologjisë, komentoi mundësitë për njohjen e bashkësisë bullgare në Republikën e Kosovës. Sipas tij në rast ndryshimi eventual të Kushtetutës së Kosovës, mund të shtohen akoma grupe etnike. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë në vitin 2011 tregoi se në komunat Prizren dhe Dragash, ku janë përqendruar bullgarët e këtij vendi, numri i atyre, të cilët nuk kanë dhënë përgjigje për përkatësinë e tyre etnike, ose janë përgjigjur me “tjetër”, është dhjetë herë më i madh sesa ai në komunat e tjera të Kosovës. Bullgarët në Kosovë gjenden në një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, përveç kësaj ndodhen nën presionin e propagandës së huaj, gjë që e bën ndihmën e Bullgarisë shumë të domosdoshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD