Që nga kur daton qyteti më i vjetër në Evropë, i cili u gërmua në afërsi të fshatit Junacite, në rajonin e qytetit Pazarxhik? Përgjigjen e kësaj pyetjeje kërkon një ekip në krye me docentin Javor Bojaxhiev.
Në gërmimet marrin pjesë kolegë të tij nga Muzeu Regjional Historik në qytetin Pazarxhik, bashkë me 11 studentë vullnetarë – tetë nga ShBA-ja, dy nga Australia dhe një nga Danimarka.
Gjatë gërmimeve në vitin 2000 u studiuan pjesët e sipërme të kodrinës, ku u zbuluan një nekropol mesjetar, një kështjellë antike, dy vendbanime nga Epoka e Hekurit dhe 17 nga Epoka e Hershme e Bronzit. Gjatë këtij viti do të kërkohet edhe fillimi i murit jugor, i cili supozohet se është jashtë kufijve të kodrinës.
Ekipi do të punojë deri më 20 gusht. Mjetet e domosdoshme për punë u siguruan nga Ministria e Kulturës dhe nga Muzeu Historik në Pazarxhik.
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..