Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Çapaliku ikën nga Bullgaria me vëllimin e tretë të romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”

БНР Новини
Foto: kallnori.org

Dramaturg, regjisor, profesor i estetikës, teorisë së letërsisë dhe kritikës letrare, shkrimtar, specialist në fushën e teorisë së dramës – aq shumë janë rolet e Stefan Çapalikut në jetën kulturore të Shqipërisë. Tani ai është në Sofje në rolin e tij të shkrimtarit. Është pjesëmarrës në programin rezidencial të Fondacionit “Faqja Tjetër” (Next Page Foundation). Ai ka ardhur në kryeqytetin bullgar me qëllim që të përfundojë punën mbi vëllimin e tretë të romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”.

Jam shumë i lumtur se kam shkruar poshtë në fund se ky libër u shkrua në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit në Sofje, ashtu siç librin e dytë e kam shkruar në një rezidencë në Kroaci, në Split, apo librin e parë e kam shkruar në një tjetër rezidencë në Francë” – tha autori pak para prezantimit të filmit të tij “Na ishte një herë Shqipëria” në ambientin e shtëpisë së Fondacionit “Faqja Tjetër”.Ju ofrojmë të dëgjoni intervistën me të të dhënë për Redaksinë e Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë:









Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD