Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

S’ka rrezik për mjedisin dhe njerëzit për shkak të derdhjes së mazutit nga anija e vjetër afër Sozopolit

Foto: BGNES

Mazut po derdh nga anija amerikane “Mopang”, e fundosur në vitin 1921 në 10 kilometra nga qyteti bregdetar Sozopol.

S’ka rrezik për ekologjinë dhe turistët në rajon – këtë e tha Vëllço Çollakov, prefekti i Qarkut të Burgasit pas mbledhjes së shtabit për menaxhimin e krizës, me pjesëmarrjen e ekologëve dhe anëtarëve të kabinetit. Sipas fjalëve të tij autoritetet përgjegjëse menjëherë kanë marrë masa kundër shpërndarjes së derdhjes dhe tani për tani situata është nën kontroll.

Siaps akrivit të “Portit Burgas” në bordin e anijes “Mopang” ka pasur 650 tonë lëndë djegëse. Në vitin 1921 ajo u mbyt afër Sozopolit pasi hasi në një minë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD