Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Shkup: "Deklarata e Krasimir Karakaçanovit është një arsye e shkëlqyer për armiqësi, kurse ne dëshirojmë miqësi"

Foto: BGNES

Deklarata e zëvendësministrit bullgar Krasimir Karakaçanov është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të ngjashme dhe krijimin e një rrethi negativ të kufizuar që do të na distancojë nga njëri-tjetri dhe të krijojë armiqësi, sesa miqësi – thuhet në reagimin e Ministrisë maqedonase të punëve të jashtme lidhur me deklaratën e Krasimir Karakaçanovit, në të cilën ai kërcënon Republikën e Maqedonisë me bllokimin e anëtarësisë së saj në BE dhe në NATO, në se kryeministri Zoran Zaev vazhdon të pohojë se ekziston gjuha maqedonase.  Ne kemi nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ne do të ndërtojmë miqësi, por kjo përfshin mirëkuptim reciprok, respekt dhe shqetësim për interesat e fqinjëve, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë të cituar nga BGNES.


Një grua në krye të ushtrisë së Sllovenisë

Foto: BGNES

Sllovenia është shteti i parë anëtar i NATO-së që zgjodhi një grua në krye të ushtrisë së vet. Gjeneral-majore Alenka Ermeniç mori postin e shefes së shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ajo do të jetë në krye të 7500 ushtarëve, të përfshirë në ushtrinë e Sllovenisë, popullsia e së cilës është rreth 2 milionë veta. Ermeniç ka mbaruar Fakultetin e shkencave shoqërore në Lubjanë dhe Kolegjin mbretëror për shkenca ushtarake në Londër.


Turqia u ofron ndihmë Libisë dhe Venezuelës

Foto: tika.gov.tr

Agjencia shtetërore e Turqisë për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) u ka ofruar ndihmë në forma të ndryshme Libisë dhe Venezuelës. 16 tonë ushqime - makarona, oriz, peshk dhe djathëra, janë dërguar në Libi për familjet e detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve në rajon. Organizata për ndihmë ndërkombëtare e Turqisë ka realizuar gjithashtu projekte në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe artit në Venezuelë. Ajo u ka dhuruar spitaleve të Venezuelës pajisje, shtretër spitalorë, aparate terapeutike etj. Që nga viti 2008 deri më 2018 Turqia ka realizuar 172 projekte në Amerikën Jugore, kryesisht në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe infrastrukturës.


Arrestime gjatë protestave në Athinë në kujtim të djalit të vrarë nga policia

Foto: BGNES

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba shokuese në qendrën e Athinës kundër anarkistëve, të cilët kanë hedhur kundër policëve shishe me lëndë djegëse dhe gurë. Kjo u bë gjatë kohës së marshim-protestës të studentëve dhe nxënësve me rastin e përvjetorit të dhjetë nga vrasja e 15-vjeçarit Aleksis Grigoropoulos. Policia ndaloi disa nga pjesëmarrësve në protestë. Marshime të tilla zhvillohen çdo vit më 6 dhjetor që nga viti 2008 e këtej. Sivjet aktivitete të tilla ka pasur dhe në qytete të tjera – Selanik, Patra, Kalamata, Janina, Volos, Iraklion etj.


Protestat e studentëve shqiptarë

Foto: BGNES

Mijëra studentë në universitetet shtetërore në Shqipëri protestojnë me kërkesë për uljen e tarifës së studimeve. Studentët bllokuan rrugët kryesore në Tiranë dhe protestuan para Ministrisë së Arsimit. Pas protestave dhe vendosmërisë së studentëve në 8 pikat e hartuara nga ata, shefi i qeverisë, Edi Rama ka reaguar në “Facebook” me ftesë për dialog të hënën. Sipas qeverisë tarifat s’i përcakton ministria po universitetet.


Sean Penn fillon xhirimet e dokumentarit për jetën e Xhamal Kashogxhi

Foto: BGNES

Aktori dhe regjisori amerikan Sean Penn mbërriti në Stamboll me një ekip xhirues për të përgatitur xhirimin e dokumentarit për gazetarin saudit Xhemal Kashogxhi . Sean ka planifikuar takim me të fejuarën e gazetarit të vrarë Hatixhe Xhengiz. Kashogxhi është i njohur me artikujt e tij, në të cilët ka kritikuar politikën e Riadit. Ai hyri në Konsullatën e Arabislë Saudite në Stamboll më 2 tetor, por nuk u largua prej saj. Më 20 tetor autoritetet saudite bënë të ditur se ai është varrë në godinën e misionit diplomatik pas një konflikti.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD
Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD