Përvjetorin e 171-të nga lindja e revolucionarit të madh Hristo Botev e shënuam të dielën në tërë Bullgarinë. Më e madhe ishte ceremonia përkujtimore në qytetin e tij të lindjes Kallofer, ceremoni të tilla organizuan bullgarët tek ne dhe jashtë shtetit.
“Në emër tëBullgarisë ai flijoi më të shtrenjtën – jetën e vet në një moshë fare të re – 28 vjeç” – tha në sheshin qendror të Kaloferit Nënpresidentja Ilijana Jotova.
Përvjetori i lindjes u shënua dhe në Sofje në parkun e quajtur “Kopshti i Boristit”, ku ndodhet busti i heroit tonë kombëtar. “Botevi është jo vetëm një poet gjenial dhe revolucionar, ai është mbartësi i ndryshimit për brezat e ardhshme” – tha në fjalimin e tij ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov pas vendosjes së kurorës së luleve dhe vazhdoi: “Me publicistikën e vet ai bëri shumë për konsolidimin e ndërgjegjes kombëtare bullgare”.
Presidenti Rumen Radev ngarkoi kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev që të propozojë përbërjen e re të qeverisë së përkohshme. "Kriza në një institucion nuk shuhet me ndezjen e zjarrit në një tjetër. Duhet të propozoni me kujdes ndryshime..
Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga..
Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira pasdite, kryesisht në zonat malore. Aty dhe vende-vende në Fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16..
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së..
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e..
Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e..